Ekipi Jonë

Ekipi jonë përbëhet nga juristë të shkëlqyer, të edukuar mirë që sjellin me vete përvojë shumëvjeçare dhe kanë mënyrën e mendimit të orientuar drejt zgjedhjes së problemeve. Përveç zotërimit të gjuhës shqipe dhe angleze, disa nga juristët tanë kanë studiuar në universitete prestigjioze në Gjermani dhe Zvicër. Ne ofrojmë rregullisht shërbime për klientët tanë gjermano-folës në Kosovë dhe jashtë saj në kornizë të partneritetit tonë me Avokatin Reinhard Kirpes.

Përkushtimi ndaj klientëve tanë është udha jonë drejt suksesit. Ekipi jonë fokusohet në ofrimin e këshillave praktike, të orientuara nga biznesi me një kombinim të ekspertizës dhe hulumtimit të thelbësor. Në këtë mënyrë ne ofrojmë zgjedhje me kosto efektive dhe asistencë që i përgjigjet nevojave të klientëve tanë.

Taulant Hodaj është partner menaxhues dhe avokat në firmën tonë. Taulanti ka kryer studimet e nivelit Bachelor në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Maqedoni (2007) pas të cilit i ka ndjekur studimet post-diplomike në Riga Graduate School of Law në Riga të Latvisë ku ka marrur titullin LL.M. në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtat e Njeriut (2009). Taulanti po ashtu ka studiuar Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës në nivelin Bachelor (2008). Ai ka fituar licencën e avokatit nga Oda e Avokatëve në 2012. Taulanti sjellë në firmë një bagazh shumë të pasur të përvojës së punës. Përveç punëve në firma ligjore në Kosovë dhe Latvi, Taulanti ka punuar në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të Jugosllavisë ne Hagë si bashkëpunëtor ligjor dhe po ashtu ka qenë president Grupit të Iniciativës Alpbach në Kosovë. Gjuha e tij amëtare është gjuha shqipe, ndërsa flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe e flet mirë gjuhën gjermane.

Reinhard Kirpes është avokat partner i firmës sonë dhe e udhëheqë firmën e tij ligjore në Offenburg të Gjermanisë dhe Strasburg të Francës për më shumë se 20 vite. Reinhard bashkëpunon me firmën tonë dhe është i specializuar në të drejtën penale, familjare, të imigrimit dhe natyralizim. Ai po ashtu është i autorizuar të përfqësojë palë para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës dhe para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Rina Kika është bashkëpunëtore e lartë ligjore në Hodaj & Partners. Rina ka kryer studimet e nivelit Bachelor në Universitetin e Prishtinës (2012). Ajo ka studiuar në Universitetin e Turkut në Finlandë dhe më pas ka punuar për USAID – Programi për Sundimin e Ligjit si praktikante dhe më vonë si asistente ligjore. Ajo ka ndjekur studimet e nivelit master në Universitetin e Cyrihut në Zvicër, ku e ka marrë titullin LL.M. për të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare në 2014. Para se të kthejej në Prishtinë, ajo ka punuar në një firmë ligjore lokale të Winterthur-it, ku ka punuar për gjashtë muaj si bashkëpunëtore ligjore. Gjuha amëtare e Rinës është gjuha shqipe ndërsa e flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe italiane.

Fatos Zeqiri është bashkëpunëtor ligjor në Hodaj & Partners. Ai ka kryer studimet e nivelit Bachelor në Universitetin e Prishtinës (2015), gjatë së cilës kohë ka studiuar edhe për një vit në Universitetin Karl-Frazes, në Grac të Austrisë. Fatosi është duke i vijuar studimet e nivelit Master në drejtimin civil nga Universiteti i Prishtinës. Gjuha e tij amëtare është gjuha shqipe ndërsa e flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjermane.

Shkëlzen Feka është bashkëpunëtor ligjor në Hodaj & Partners. Shkëlzeni i ka kryer studimet Bachelor në dy drejtime, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës në Maqedoni (2009) dhe në Shkenca Politike nga Universiteti i Prishtinës (2010). Ai po ashtu ka vijuar studimet post-diplomike për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Universitetin e Evropës Jug-Lindore në Maqedoni. Përveç studimeve, Shkëlzeni ka punuar si hulumtues dhe koordinator i projekteve në një numër të organizatave të shoqërisë civile. Gjuha e tij amëtare është gjuha shqipe ndërsa flet rrjedhshëm edhe gjuhën angleze.