Analiza Profesionale Juridike

Gjatë procesit të bashkimit apo blerjes të shoqërive tregtare duhet të bëhet vlerësimi i plotë i rreziqeve ligjore për asetet, kontratat, personelin e punësuar dhe ndikimin juridik në mënyrë që të shmangen befasitë e pakëndshme. Në procese të tilla, analiza e kujdesshme juridike është po aq e rëndësishme sa edhe analiza e kujdesshme financiare e taksore.

Ekipi ynë ligjor me shumë kënaqësi i shqyrëton kontratat, marrëveshjet e blerjeve, vështrimet e përgjithshme, politikat e sigurimeve, licencat dhe lejet, si dhe të gjitha dokumentet tjera ligjore të rëndësishme për shoqërinë tregtare në proceset e bashkimit dhe blerjes së shoqërive tregtare.