E Drejta e Privatizimit

Privatizimi është procesi i transferimit të pronësisë së një ndërmarrjeje, agjencioni apo shërbimi publik nga sektori publik (të shtetit apo qeverisë) në sektorin privat të bizneseve që janë të orientuara në profit. Në kuptim më të gjerë, privatizimi i referohet kalimit të çfarëdo ndërmarrje që funksionon dhe udhëhiqet nga shteti në sektorin privat – duke përfshirë këtu edhe funksione tjera shtetërore siç është përmbarimi.

Ndërrimi qenësor i ekonomisë kosovare ka qenë i dukshëm gjatë procesit masiv të privatizimit nga viti 2003. Mundësitë e investimit në Kosovë janë posaçërisht tërheqëse në kornizën e agjendës së privatizimit të vazhdueshëm. Përfshirja në pjesëmarrjen e investitorëve është inkurajuar në masë të madhe nga ligji në kuadër të programit aktual të privatizimit.

Ne përfaqësojmë ndërmarrje dhe persona privat që janë të interesuar të privatizojne kompani në Kosovë para Agjencionit Kosovar të Privatizimit, para gjykatave kompetente apo institucioneve tjera. Mes tjerash, shërbimet tona përfshijnë ofrimin e analizave ligjore për privatizimin e ndonë kompanie specifike, përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për një ofertë dhe të shërbimeve tjera me rëndësi për privatizim.