E drejta e pronësisë intelektuale

Përqëndrimi jonë kryesor në fushën e të drejtës së pronësisë intelektuale shtrihet në dy degë: në markat tregtare dhe në të drejtat e autorit. Ne i ofrojmë përkrahje klientëve tanë që ta mbrojnë emrin e biznesit të tyre apo simbolin e markë së tyre tregtare me anë të ligjit për marka tregtare të aplikueshëm në Kosovë. Ne përfaqësojmë interesat e klientëve tanë para Agjencisë për Pronësi Industriale dhe sigurohemi që të drejtat e tyre në marka tregtare të respektohen e të mbrohen, duke i regjistruar ato, duke i ri-regjistruar dhe duke monitoruar regjistrat e markave tregtare për shkelje të mundshme të të drejtave të regjistruara.