E Drejta e Punës

Përveç ofrimit të këshillave ligjore në çështjet e punësimit, firma jonë merret edhe me përfaqësimin gjyqësor të klientëve tanë.
Zakonisht i asistojmë kompanive në çështjet e tyre të punësimit në bazë ditore duke ofruar shërbimet si në vijim: këshilla ligjore dhe përpilim të kontratave, marrëveshjeve dhe dokumenteve të tjera në përputhje me ligjet e aplikueshme, përfaqësim gjyqësor në të gjitha rastet që lidhen me të drejtën e punës duke përfshirë këtu diskriminimin dhe çështjeve tjera të punësimit.

Në anën tjetër, një numër i madh i ligjeve dhe rregulloreve i mbrojnë punëmarrësit në Kosovë. Sidoqoftë, shumë pak punëmarrës janë të informuar në lidhje me të drejtat e tyre në vendin e punës. Ne i ofrojmë asistencë punëmarrësve të cilët dëshirojnë t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe t’i ndjekin interesat e tyre.
Po ashtu, duke pasur parasyshë procedurat komplekse për marrjen e lejes së punës në vendet gjermano-folëse ne ofrojmë asistencë për klientët tanë në të gjitha fazat e kërkesës për leje të punës. Në këtë aspekt, shërbimet tona kanë përqëndrim të veçantë në Gjermani me hyrjen në fuqi të rregullores së re (nga 1 janari 2016) e cila është e aplikueshme eksklusivisht për Kosovën dhe pesë shtete tjera të Ballkanit.