E Drejta Familjare

Firma jonë shpesh përgatitë opinione ligjore dhe ofron këshilla juridike në çështje të ndryshme në fushën e të drejtës familjare për ambasada të ndryshme me seli në Kosovë.

Përveç këshillave juridike, ne po ashtu bëjmë përfaqësimin para gjykatës së klientëve tanë në raste si: adoptim, kujdestari, shkurorëzim, ndarje e pasurisë së përbashkët, trashëgimi, besim të fëmijës, procedurën e pranimit të atësisë dhe rregullimin e emrit personal të fëmijës dhe të çështjeve tjera familjare.

Mes tjerash ofrojmë:

  • Këshillim në inicimin e procesit të adoptimit dhe përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për këtë procedurë në Kosovë;
  • Përgatitjen e parashtresave apo ankesave kundër ndonjë vendimi të organeve të kujdestarisë apo të institucioneve tjera;
  • Përfaqësimin e klientëve në raste të shkurorëzimit, përgatitjen e ankesave dhe parashtresave tjera, si dhe negociimin e marrëveshjeve të shkurorëzimit;
  • Vlerësimin e pronës së përbashkët të të martuarve dhe përfaqësimin e interesave të klientëve në raste të ndarjes së kësaj pasurie;
  • Përfaqësimi i klientëve në rastet e besimit të fëmijës, pranimin e atësisë, trashëgimisë, etj.