E Drejta Penale

“Hodaj & Associates” ofron një mori shërbimesh në çështje penale. Ne ofrojmë këshilla ligjore për klientët tanë dhe ofrojmë përfaqësim ligjor para gjykatave të rregullta në të gjitha shkallët. Po ashtu, i përfaqësojmë klientët tanë që kërkojnë t’i mbojnë të drejtat dhe intereset e tyre para Gjykatës Kushtetuese.

Ekipi ynë është i specializuar në shqyrtimin dhe vlerësimin e secilit rast me kujdesin më të madh dhe më pas këshillimin e klientëve tanë për hapat e radhës që do të ishin të arsyeshëm. Për më tepër, ekipi ynë i përgatitë dhe përpilon të gjitha shkresat për klientët tanë si kallximet penale, paditë e ndryshme, pastaj i përfaqëson klientët në procedurat gjyqësore, i shoqëron në intervista me policinë apo prokurorinë dhe në çështje tjera të ngjajshme.