E drejta pronësore

Tregu i shitjes, blerjes, dhënies me qira apo të zhvillimit të pronës ka shumë kërkesa për shërbime ligjore. Ne kemi kënaqësinë të ofrojmë shërbime ligjore për firma, investor, zhvillues dhe individë në të gjitha llojet e transaksioneve të bazuara në pronë.

Ne i këshillojmë klientët tanë në të gjitha fazat e transaksioneve pronësore, duke filluar nga negociatat, përpilimin e kontratave dhe dokumenteve tjera të karakterit juridik dhe në fund përfaqësimi para gjykatës apo para panelit të arbitrazhit. Klientët tanë përfitojnë nga përvoja jonë e gjatë dhe ekspertiza në ofrimin e shërbimeve ligjore në çështje pronësore.