E Drejta Tregtare dhe e Shoqërive Tregtare

Ekipi jonë ofron këshilla ligjore efikase dhe në kohë të arsyeshme për klientë kombëtarë e ndërkombëtarë në transaksionet e tyre për të gjitha çështjet tregtare dhe të shoqërive tregtare. Në këtë asepkt, ne ofrojmë shërbime ligjore kualitative në të gjitha fushat e të drejtës tregtare dhe i asistojmë klientëve tanë në të gjitha fazat e transaksioneve të tyre.

Në anën tjetër, i mbështesim kompanitë nga themelimi i tyre duke i përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për regjistrimin e tyre, e deri te asistenca ligjore në punët e përditshme tregtare.

Përveç shërbimeve të lartëpërmendura, firma jonë i përfaqëson bizneset dhe klientët individual duke i përfaqësuar në gjykatë, panele të arbitrazhit, organeve të prokurorimit, Agjencisë së Administratës Tatimore dhe Inspektoriateve dhe Agjencive tjera. Klientela jonë shtrihet në regjionin e Evropës Jug-Lindore për të cilët ofrojmë shërbime në transaksionet e tyre si lokale ashtu edhe ndërkombëtare.

Po ashtu, ofrojmë shërbime tjera si në vijim:

  • një analizë dhe vlerësim i tërë dokumentacionit biznesor;
  • këshillim dhe përshtatje e tërë dokumentacionit me ligjet e reja apo aktet tjera nënligjore që hyjnë në fuqi në Kosovë;
  • përpilimi i të gjitha kontraave, statuteve, marrëveshjeve të bashkëpunimit, rregulloreve apo dokumenteve tjera ligjore.