Imigrimi dhe Azili në vendet gjermano-folëse

Firma jonë ofron shërbime ligjore në procedurën komplekse të Azilit në Gjermani. Ne i ofrojmë përkrahje ligjore personave të cilët kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare jashtë Kosovës.

Në raste të paraqitjes së kërkesës për azil duke u bazuar në të drejtat e njeriut, ekziston vetëm një mundësi për ta paraqitur rastin më të mirë të mundshëm. Andaj, është e rëndësisë madhore që një ekip ligjor të këshillojë aplikantin në mënyrë që atij/asaj t’i përfaqësohen interesat në mënyrën më të mirë të mundshme.

Firma jonë në bashkëpunim me partnerin tonë avokatin Reinhard Kirpes në Gjermani siguron që klientët tonë ta gëzojnë të drejtën në gjykim të drejtë dhe sigurohet që ta kenë një proces të mirëfilltë të azilit. Në lidhje me këtë, ekipi ynë ofron shërbime të gjera të procesit të Azilit në Gjermani të cilat përfshijnë por nuk kufizohen në:

  • Vlerësimin e llojit të mbrojtjes së duhur,
  • Përpilimi dhe paraqitja e kërkesës fillestare,
  • Këshillimi në lidhje me intervistat me autoritetet,
  • Paraqitja e ankesës kundër vendimit të organit kompetent në qoftë se është e pafavorshme për interesat e klientit.

Po ashtu, duke pasur parasyshë procedurat komplekse për marrjen e lejes së punës në vendet gjermano-folëse ne ofrojmë asistencë për klientët tanë në të gjitha fazat e kërkesës për leje të punës. Në këtë aspekt, shërbimet tona kanë përqëndrim të veçantë në Gjermani me hyrjen në fuqi të rregullores së re (nga 1 janari 2016) e cila është e aplikueshme eksklusivisht për Kosovën dhe pesë shtete tjera të Ballkanit.