Prokurimi Publik

Prokurimi publik në Kosovë është fushë në zhvillim e sipër. Ligji i aplikueshëm e rregullon këtë fushë në përputhje me standardet Europiane dhe siguron që kontestet në këtë fushë të zgjedhen në mënyrë sa më efikase dhe transparente. Në lidhje me këtë, prokurimi publik është duke fituar gjithnjë e më shumë kompleksitet, për ketë arsye analiza e mirëfilltë e legjislacionit, të dosjeve të tenderit dhe të kushteve tjera ëshë bërë kusht i nevojshëm për realizimin e suksesshëm të projekteve të ndryshme.

Firma jonë ofron të gjitha këto shërbime për klientët tanë dhe po ashtu i përfaqëson para Organit Shqyrtues të Prokurorisë.
Si organ i pavarur, Organi Shqyrtues i Prokurimit ushtron autoritetin, kompetencat, funksionet dhe përgjegjësitë e parapara me ligj dhe është i detyruar të nxjerrë vendim për secilin rast brenda 30 ditëve nga dita e dorëzimit.

Ne ofrojmë shërbime ligjore nga fillimi deri në fund të procesit të prokurimit. Ne i asistojmë klientët tanë në përgatitjen e aplikacionit të prokurimit dhe të ofertave të prokurimit, nëse është e nevojshme ne dorëzojmë ankesa para O.Sh.P.-së dhe në raste të ralla po ashtu i përfaqësojmë klientët tanë para gjykatave kompetente.