Regjistrimi i Pengut

Së bashku me shërbimet tjera që i ofrojmë në të drejtën civile, firma jonë po ashtu merret me procesin e regjistrimit të pengut në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës. Ne i ndihmojmë klientëve tanë në regjistrimin e interesit të tyre në pronën e luajtshme dhe legjitimizimin e posedimeve të tyre mbi këtë pronë.

Po ashtu, ne i përgatisim edhe të gjitha dokumentet e nevojshme para regjistrimit të pengut si përpilimin e marrëveshjes së pengut dhe dokumenteve tjera. Në këtë mënyrë, klientët tanë arrijnë ta gëzojnë një mbrojtje efektive në procesin e kreditimit dhe e sigurojnë financimin për pronën e tyre të luajtshme.