Rreth nesh

Hodaj & Partners është firmë ligjore e cila ofron shërbime ligjore për firma kombëtare ndërkombëtare në një numër të madh të industrive dhe individëve privatë të të gjithë sektorëve të të drejtës Kosovare.

Përveç zotërimit të gjuhës shqipe dhe angleze, disa nga juristët tanë kanë studiuar në universitete prestigjioze në Gjermani dhe Zvicër dhe rregullisht ofrojnë shërbime për klientët tanë gjermano-folës.

Përpos asistimit dhe mbështetjes së klientëve kombëtar dhe ndërkombëtar në tregtinë e përditshme, firma jonë përfaqëson biznese individuale në procese gjyqësore para gjykatave dhe paneleve të arbitrazhit. Po ashtu, ne ofrojmë shërbime juridike edhe për ambasada me seli në Kosovë.

Fushat tona të veprimtarisë përfshijnë të drejtën tregtare, të drejtën penale, të drejtën e punës, pastaj fushën e rregullatorit të energjisë dhe infrastrukturën, të drejtën e pronës, të regjistrimit të pengut, të drejtën e pronësisë intelektuale, më tej fushën e privatizimit, të prokurimit pubilk, etj.

Ekipi jonë është i specializuar në ofrimin e shërbimeve për diasporën Kosovare në vendet gjermano-folëse. Shërbime të tilla përfshijnë edhe regjistrimin në regjistrat civil të Kosovës (fitimin e shtetëisë), lirimin nga shtetësia apo shërbime tjera. Po ashtu, marrim për sipër raste të Azilit dhe Imigrimit në Gjermani në kornizë të partneritetit tonë me Avokatin Reinhard Kirpes që vepron në Offenburg të Gjermanisë.