Një avokat i ri i bashkohet Hodaj & Partners

by Taulant Hodaj

Në vijim të përpjekjeve tona për rritje dhe përmirësim të shërbimeve të ofruara, me kënaqësi ju njoftojmë se kemi marrë në stafin tonë një koleg të ri, avokatin Lirim Ismaili.

Ky bashkëpunim i ri me z. Ismaili vjen si rezultat i përkushtimit tonë për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të specializuara për klientët tanë të çmuar. Nëpërmjet angazhimit të një profesionisti të kualifikuar, ne thellojmë angazhimin tonë për t’i ofruar klientëve tanë një përvojë të shkëlqyeshme në fushën e avokaturës.

  1. Ismaili është i fokusuar në të drejtën penale, të drejtën civile dhe të drejtën e taksave. Krahas angazhimeve me punë praktike në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ai gjithashtu ka punuar si ligjërues i lëndëvë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë. Kolegu ynë i ri do të përfshihet në çështje të ndryshme ligjore dhe do të ofrojë këshilla të specializuara dhe zgjidhje efikase për nevojat e klientëve tanë të çmuar.  Hodaj & Partners në vazhdimësi është një zyrë e preferuar për profesionist të rinj dhe kemi kënaqësin që edhe avokaitn Lirim të kemi pjesë të ekipës sonë.

Tash e 14 vite, Hodaj & Partners me punë profesionale dhe shërbime cilësore ndaj klientëve po vazhdon të rritet dhe të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme. Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar shërbime të larta dhe përfaqësim cilësor juridk dhe të përmbushim pritshmëritë e klientëve tanë në mënyrë të përkryer.

Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe besimin që na keni dhënë.

You may also like

CONTACT INFO

Local Fryn, Ali Vitia, Kalabri no 347,Prishtina 10000

 

Email: [email protected]

 

Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378

 

@2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Nomad Consulting