Fushat e Ekspertizës & Përvoja Profesionale

Zgjim Mikullovci punon si Bashkëpunëtor Juridik në Hodaj & Partners që nga muaji Mars 2021. Fokusi i tij është në të Drejtën Tregtare & të Korporatave, të Drejtën e Punës, dhe Arbitrazh Komercial. Ai ka punuar më herët me organizata joqeveritare të ndryshme në Kosovë.

Gjatë studimeve në vitin 2019 ai ka marrë pjesë në garën Wilem C. Vis International Commercial Arbitration Moot në Vjenë duke përfaqësuar Universitetin e Prishtinës. Përveç kësaj, në vitin 2020 ai gjithashtu ka marrë pjesë në garën Philip C. Jessup International Moot Court Competition në Washington D.C., dhe konferenca të ndryshme Model European Union në Evropë. Më tej, Z. Zgjim Mikullovci i është dhënë bursa e Fulbright Foreign Student Program Scholarship për LL.M. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.       

 

Gjuhët

Shqip, Anglisht

Edukimi:

2020, Universiteti i Prishtinës (LL.B.)

 

Anëtarësimet:

  • Oda e Avokatëve të Kosovës