E Drejta e Tatimeve dhe Doganore

[page_header style=”normal” text_color=”dark”]

[section]

[row]

[col span=”6″ span__sm=”12″]

Ne ofrojmë një gamë të plotë të shërbimeve tatimore nga planifikimi i tatimeve dhe përputhshmëria e tatimeve e deri te proceset gjyqësore tatimore. Ekipi ynë i siguron këto shërbime duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për klientët tanë në optimizimin e kostove tatimore në kontekstin vendor dhe ndërkombëtar. Ne këshillojmë rregullisht klientët për përdorimin e stimujve tatimor të disponueshëm në bazë të ligjeve kombëtare të tatimeve, ne analizojmë operacionet e biznesit të kompanive për të vlerësuar përputhjen e tatimeve dhe për të identifikuar risqet tatimore të klientëve. Për më tepër, ne këshillojmë klientët tanë për tatimet e lidhura me punësimin, përfshirë tatimimin e punonjësve vendas dhe të huaj.

Ekspertiza jonë në të gjitha aspektet e së drejtës tregtare dhe të korporatave na jep një aftësi unike për të kuptuar si çështjet kryesore ligjore poashtu edhe ato të lidhura me tatimet, kur ofrojmë këshilla për tatimet. Kjo na lejon t’u sigurojmë klientëve tanë këshilla praktike dhe të zbatueshme për t’i ndihmuar ata të arrijnë në mënyrë të vazhdueshme objektivat e tyre komerciale, duke vendosur nivelin e pritjeve të ndërsjella ҫdo herë e më të lartë.

Ne gjithashtu ofrojmë këshilla dhe planifikim në fushën e doganave, përfshirë vlerësimin e detyrimeve doganore, pajtueshmërinë doganore dhe procedurat doganore, klasifikimin e produkteve, rregulloret e origjinës, përdorimin e përjashtimeve doganore, dhe format e tjera të regjimeve doganore.

[/col]
[col span=”6″ span__sm=”12″ force_first=”small” padding=”54px 0px 0px 0px” visibility=”hide-for-small”]

[featured_box img=”1252″ img_width=”201″ pos=”center” icon_color=”rgb(167, 136, 94)”]

[/featured_box]

[/col]

[/row]

[/section]

KONTAKTINFORMATION

Email: [email protected]

Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378

 

@2024 – Alle Rechte vorbehalten. Entworfen und entwickelt von Nomad Consulting