Avokati Hodaj: Procesi gjyqësor në Hagë mund të zgjas deri në 10 vjet

by Taulant Hodaj

Avokati i licensuar i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj, ka treguar rreth procesit gjyqësor në Hagë ku po gjykohen ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Hodaj tha se mesatarja e procesit gjyqësor ndaj tyre mund të marrë kohë deri në 10 vjet, ndërsa mesatarja e proceseve të këtij niveli është 5 vjet.

“Nëse marrim parasysh Tribunalet e kaluara, mesatarja e gjykimit do të jetë 5 vjet, derisa për ish-liderët e UÇK-së Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit gjykimi mund të zgjas deri në 10 vjet, pasi që është rast shumë i rëndë”, ka thënë Hodaj, për RTK.

Ka rreth dy muaj që prej arrestimit të parë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, e që ishte Komandant “Cali” – Sali Mustafa./telegrafi

You may also like

KONTAKTINFORMATION

Email: [email protected]

Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378

 

@2024 – Alle Rechte vorbehalten. Entworfen und entwickelt von Nomad Consulting