Regjistrimi në regjistrat civil (fitimi) & lirimi nga shtetësia

[page_header style=”normal” text_color=”dark”]

[section]

[row]

[col span=”6″ span__sm=”12″]

Shtetësia është një lidhje e ngushtë juridike midis shtetit dhe një personi nga e cila dalin të drejta dhe detyrime të ndërsjellëta. Në Republikën e Kosovës, fitimi, humbja dhe rifitimi i shtetësisë rregullohet me Ligjin Nr. 04/L-215 për Shtetësinë e Kosovës. Ne ofrojmë shërbime juridike dhe asistencë në të gjitha këto procese dhe ju mundësojmë klientëve tanë t’i gëzojnë të drejtat që u takojnë.

Një pjesë e madhe e diasporës kosovare duhet të ri-regjistrohet në Kosovë në mënyrë që të gëzojnë të drejtat e tyre sepse një numër i madh i regjistrave të vjetra të lindjeve janë shkatërruar ose vjedhur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Zyra jonë ofron ndihmë juridike për diasporën që duan të fitojnë shtetësinë kosovare.

Ne gjithashtu ofrojmë shërbime juridike për jo-shtetasit që janë të vendosur në Kosovë dhe kanë të drejtë të bëhen banorë dhe qytetarë kosovarë, ose për ata që kanë lidhje familjare me Kosovën.

Lirimi nga shtetësia

Një qytetar kosovar mund të jetë shtetas i një ose më shumë vendeve të tjera, dhe shumë qytetarë kanë nënshtetësi të dyfishtë. Megjithatë, disa vende nuk lejojnë shtetësi të dyfishtë dhe shumë qytetarë kosovarë që janë të vendosur në vende të tilla kërkojnë lirimin nga shtetësia kosovare në mënyrë që të fitojnë shtetësinë e tyre të synuar.

Zyra jonë ofron ndihmë juridike për klientët gjatë gjithë kësaj procedure, derisa të lëshohet lirimi i shtetësisë.

[/col]
[col span=”6″ span__sm=”12″ padding=”54px 0px 0px 0px”]

[featured_box img=”1548″ img_width=”201″ pos=”center” icon_color=”rgb(167, 136, 94)” visibility=”hide-for-small”]

[/featured_box]

[/col]

[/row]

[/section]

CONTACT INFO

Location: Str. Fehmi Agani No. 79, Prishtina, Kosovo

 

Email: [email protected]

 

Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378

 

@2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Nomad Consulting