Avokati Taulant Hodaj e ka pranuar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm pas një bashkëpunimi të shkëlqyer disavjeçarë që ka me FFK-në, duke e përfaqësuar atë në gjykata e institucione vendore dhe ndërkombëtare.
16 gusht, 2021 Partneri menaxhues i Hodaj & Partners, Law Firm, Taulant Hodaj, e ka pranuar pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, me propozim edhe të Komiteti Ekzekutiv të FFK-së. Ai e ka pranuar këtë pozitë, pas një bashkëpunimi të shkëlqyer disavjeçarë që ka me FFK-në, duke e përfaqësuar atë në gjykata dhe institucione vendore dhe ndërkombëtare. Krahas këshillave juridike, avokati Hodaj në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, do ta japë kontribut për FFK-në edhe në fushën e të drejtës vendore, ndërkombëtare dhe të drejtës sportive, për në një kohë të caktuar. FFK-ja si institucion është tërësisht i integruar në strukturat Europiane (UEFA) dhe Botërore (FIFA) të Futbollit. Avokati Hodaj do të jetë një shtyllë kyqe për FFK-në, duke u angazhuar në arritjen e objektivave të saja afatgjate, sidomos në harmonizimin e akteve normative me kriteret më të larta të UEFA-së dhe FIFA-së, përfaqësim juridik në institucionet vendore e ndërkombëtare, me qëllim të avancimit futbollit në Kosovë.