Arben rrahmani

ATTOURNEY AT LAW

Fushat e Ekspertizës & Përvoja Profesionale

Z. Arben Rrahmani është Avokat pranë zyrës ligjore Hodaj & Partners që nga janari 2026. Ai është i specializuar në çështje komerciale dhe civile, përfshirë konteste civile, komerciale, administrative, fiskale dhe penale, me përvojë të gjerë në përfaqësim para gjykatave Themelore, Apelit dhe Supreme.

Para se të bashkohej me Hodaj & Partners, z. Rrahmani ka punuar si Avokat te Tahiri & Partners, ku ka përfaqësuar Komunën e Prishtinës në procese gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, duke kontribuar në zgjidhjen e disa lëndëve me interes të lartë komercial dhe pronësor.

Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Juridik dhe është në përfundim të studimeve Master në Programin Civil dhe Pronësor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Gjatë karrierës së tij akademike dhe profesionale, zt. Rrahmani ka marrë pjesë në programe prestigjioze si Transformational Leadership Program në Universitetin Amerikan në Kosovë dhe Universiteti Veror i Prishtinës mbi sistemin amerikan të drejtësisë penale. Ai ka përvojë gjithashtu si praktikant në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe në Departamentin e Partneritetit Publiko-Privat në Ministrinë e Financave, si dhe ka qenë antar i Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Gjuhët: Shqip, anglisht Shqip, anglisht