E Drejta Financiare

Bota e të drejtës financiare është komplekse dhe jo e lehtë për tu lundruar. Ekzistojnë një mori çështjesh që mund të pengojnë ose parandalojnë transaksionet e biznesit. Juristët tanë janë ekspertë në çështjet e së drejtës financiare dhe kanë ofruar ndihmë me vlerë të pamatshme për klientët tanë në të kaluarën.

Ne japim udhëzime për klientët tanë dhe i përfaqësojmë ata në çështje financiare siç janë financimi dhe ristrukturimi i borxhit, transaksionet financiare kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne gjithashtu u sigurojmë klientëve tanë këshilla për investime.

Ne këshillojmë dhe ndihmojmë klientët tanë në industrinë e financave në të gjitha çështjet rregullatore financiare, përmes të gjitha hapave nga licencimi nga Banka Qendrore, procedurat e mbikëqyrjes e deri në krijimin e procedurave dhe politikave të kërkuara nga rregullorët.

Ne ofrojmë ndihmë për bankat, institucionet financiare dhe mikrofinanciare, kompanitë e sigurimeve, investitorët vendas dhe ndërkombëtarë dhe i përfaqësojmë ato në çështjet gjyqësore bankare dhe financiare.

Zyra jonë është e vetëdijshme për rëndësinë e aspektit financiar të biznesit, prandaj ne jemi të pajisur mirë për t’ju siguruar këshillat dhe shërbimet e nevojshme për të mbrojtur interesat, asetet tuaja dhe likuiditetin tuaj.

KONTAKTI

Email: [email protected]

Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378

 

@2024 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Projektuar dhe zhvilluar nga Nomad Consulting