Zyra jonë ofron shërbime për të gjitha aspektet e të drejtës së punës në Kosovë, nga rekrutimi deri te pensionimi, duke përfshi burimet njerëzore dhe çështjet e imigrimit në bazë të sё drejtës së punësimit.
Ne rregullisht i këshillojmë klientët tanë rreth obligimeve të tyre ligjore që vijnë nga marrëdhëniet e punësimit si standardet e punësimit, të drejtat e njeriut dhe kompenzimi i punëtorëve. Ne i asistojmë klientët tanë në përgatitjen e kontratave të punës, negocimin e kontratave të punës, dhe përpilimin e të gjitha politikave dhe procedurave të burimeve njërëzore. Ne gjithashtu ofrojmë shërbime sa i përket përfundimit të marrëdhënies së punës dhe i përfaqësojmë klientët tanë në gjykata, tribunale të arbitrazhit, dhe procedurat para inspektorateve në të gjitha çështjet e lidhura me punësimin.
Në mënyrë proaktive dhe praktike ne ofrojmë këshilla komerciale për ti plotësuar kërkesat specifike të klientëve tanë që kanë të bëjnë me të drejtën e punës në përputhshmëri me kërkesat rigoroze të kornizës ligjore në të cilin veprojnë klientët tanë.