Gjatë procesit të bashkimit të dy kompanive (Merger) apo blerjes së një shoqërije tregtare nga një tjetër (Acquisition) duhet të bëhet vlerësimi i plotë i risqeve ligjore për asetet, kontratat, punësimin e personelit dhe impaktin e tyre juridik në mënyrë që të shmangen befasitë e paparashikuara. Në rast të proceseve të tilla, Due Diligence (analiza gjithperfshirëse) Ligjore është po aq e rëndësishme sa edhe Due Diligence e Tatimeve dhe ajo Financiare.
Ekipi ynë juridik ka pervojë të madhe në shqyrtimin e kontratave, marrëveshjeve për blerje, studimeve të ndryshme, policave të sigurimeve, licencave dhe lejeve, si dhe të gjitha dokumenteve tjera ligjore të rëndësishme për shoqërinë tregtare në proceset e bashkimit (Merger) dhe blerjes së shoqërive tregtare (Acquisition).
Për më tepër, në zyrën tonë e kemi një specialist profesional me kredenciale Certified Fraud Examiner, CFE (Ekzaminues i Çertifikuar i Mashtrimeve) me një standard të nivelit ndërkombëtar të njohur si Gold Standard. Në këtë drejtim, ne mund t’ju mbështesim ju dhe kompaninë tuaj në lidhje me ekzaminim e mashtrimit. Certified Fraud Examiner (CFE) credentials with an international level standard known as Gold Standard. In this regard we can support you and your company with fraud examination.
Ne i ofrojmë kompanisë tuaj një mundësi të shkëlqyeshme për të krijuar një marrëdhënie me një Certified Fraud Examiner, CFE (Ekzaminues i Çertifikuar i Mashtrimeve) të cilin mund ta kontaktoni në rastet kur përballoheni me ҫёshtje mashtrimi. CFE-të janë ekspertë në zbulimin e mashtrimeve dhe ndihmojnë organizatat që të parandalojnë ato në të ardhmen. Proceset e forta të parandalimit të mashtrimeve ndihmojnë në rritjen e besimit të investitorëve, rregullatorëve, anëtarëve të komiteteve të auditimit dhe publikut të gjerë në integritetin e raporteve financiare të kompanisë tuaj. Kjo do të ndihmojë në tërheqjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve dhe kapitalit të ҫmueshëm.