Privatizimi është procesi i transferimit të pronësisë së një biznesi, sipërmarrjeje, agjencie ose shërbimi publik nga sektori publik (shteti ose qeveria) në sektorin privat (bizneset që operojnë për përfitim privat).
Transformimi themelor në ekonominë e Kosovës është vërejtur gjatë procesit masiv të privatizimit që nga viti 2003. Mundësitë e investimit në Kosovë kanë qenë të mundshme në kuadër të agjendës së vazhdueshme të privatizimit të vendit. Përfshirja dhe pjesëmarrja e investitorëve ndërkombëtarë inkurajohet shumë nga ligji gjatë programit aktual të privatizimit.
Ne ofrojmë shërbime (këshilla) ligjore të profilit të lartë për investitorët që dëshirojnë ose investojnë në Kosovë përmes programeve të ndryshme të privatizimit, të organizuara nga Qeveria e Kosovës ose Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për më tepër, stafi ynë është i specializuar në përfaqësimin e klientëve në procesin e likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore pranë Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Gjykatave dhe Forumeve të Arbitrazhit.