Shitja, blerja, dhënia me qira ose zhvillimi i pronës kërkon në mënyrë të pashmangshme shërbime ligjore. Ne ofrojmë shërbime ligjore të përshtatura për kompanitë, investitorët, zhvilluesit dhe individët në të gjitha llojet e transaksioneve që lidhen me pronën.
Ne i këshillojmë klientët tanë në të gjitha fazat e transaksioneve të tyre pronësore, nga negociatat deri te hartimi dhe ekzekutimi i kontratave dhe dokumenteve tjera ligjore. Ne poashtu përfaqësojmë klientët në mosmarrëveshjet pronësore, duke përfshirë përfaqësimin para gjykatave dhe paneleve të arbitrazhit. Përvoja jonë e gjatë dhe ekspertiza e thellë në çështjet e pronës ofrojnë një vlerë të çmuar për të gjithë klientët tanë.