E Drejta Tregtare dhe e Korporatave

[page_header style=”normal” text_color=”dark”]

[section]

[row]

[col span=”6″ span__sm=”12″]

Në fushën e së drejtës tregtare dhe të korporatave, avokatët tanë merren me një gamë të gjërë të ҫështjeve biznesore e komerciale duke përfshi bashkimet dhe blerjet e kompanive, shitjet e kompanive, transaksionet e kredive, ristrukturimin e borxheve, financimin, aranzhimet kontraktuale, riorganizimet dhe falimentimet. Në i këshillojme korporatat në lidhje me regjistrimet (si dhe në implementimin e ndryshimeve fundamentale), por dhe për forma të tjera organizative siҫ janë partneritetet dhe joint ventures. Ne i përkrahim startup-et që nga themelimi i tyre duke ofruar analizë të gjendjes ligjore, përgaditje të dokumentacionit të duhur për regjistrimin e tyre, si dhe asistencë ligjore në të gjitha çështjet sa i përket strukturës së tyre korporative dhe marrëveshjet për financim.

Ne kemi eksperiencë në dhёnjen e shërbimeve ligjore korporative për klientёt tanё ndërkombëtar, rajonal dhe vendor në Kosovë dhe regjionin e Europës Juglindore. Ne specializojmё në transaksione komplekse rajonale që përfshijnë jurisdiksione të ndryshme. Përveç angazhimit në disa nga transaksionet më të sukseshme në Kosovë dhe rajon, ne rregullisht i  përmbushim nevojat dhe kërkesat e përditshme të klientëve tanё.

Përveç ndihmës dhe mbështetjes të kompanive vendore dhe ndërkombëtare në punët e përditshme afariste, zyra jonë e avokatëve i përfaqëson bizneset dhe individët në çështjet gjyqësore para gjykatave, paneleve të arbitrazhit, trupave të prokurimit, Adminsitratës Tatimore të Kosovës, Doganёs, si dhe para rregullatorëve, inspektorateve të ndryshme dhe agjensive. Klientela jonё është e shpërndarë në Europë—ne kemi kapacitet tё ju sigurojmё klientëve tanё shёrbime tё integruara qё ju pёrshtaten prej fillimit e në fund, për transaksionet e tyre vendore dhe ndërkombëtare.

[/col]
[col span=”6″ span__sm=”12″ force_first=”small” padding=”54px 0px 0px 0px” visibility=”hide-for-small”]

[featured_box img=”1536″ img_width=”201″ pos=”center” icon_color=”rgb(167, 136, 94)”]

[/featured_box]

[/col]

[/row]

[/section]

CONTACT INFO

Location: Str. Fehmi Agani No. 79, Prishtina, Kosovo

 

Email: [email protected]

 

Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378

 

@2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Nomad Consulting