E Drejta Tregtare dhe e Korporatave

Praktika jonë e së Drejtës Tregtare dhe Korporative angazhon avokatët tanë në një gamë të gjerë çështjesh biznesi dhe komerciale, duke përfshirë bashkimet dhe blerjet, investimet, nxjerrjet jashtë përdorimit, transaksionet e huave, ristrukturimin e borxhit, financimin, marrëveshjet kontraktuale, riorganizimet dhe falimentimet. Ne këshillojmë për inkorporimet (si dhe zbatimin e ndryshimeve thelbësore) dhe forma të tjera organizative si partneritetet dhe sipërmarrjet e përbashkëta.

Ne mbështesim kompanitë fillestare që nga themelimi i tyre duke ofruar kujdes të duhur ligjor, duke përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme ligjore për regjistrimin e kompanisë si dhe duke ofruar asistencë ligjore për të gjitha çështjet e tjera në lidhje me strukturën e tyre korporative dhe marrëveshjet e financimit.

Ne kemi eksperiencë në dhёnjen e shërbimeve ligjore korporative për klientёt tanё ndërkombëtar, rajonal dhe vendor në Kosovë dhe regjionin e Europës Juglindore. Ne specializojmё në transaksione komplekse rajonale që përfshijnë jurisdiksione të ndryshme. Përveç angazhimit në disa nga transaksionet më të sukseshme në Kosovë dhe rajon, ne rregullisht i përmbushim nevojat dhe kërkesat e përditshme të klientëve tanё.

Përveç ndihmës dhe mbështetjes të kompanive vendore dhe ndërkombëtare në punët e përditshme afariste, zyra jonë e avokatëve i përfaqëson bizneset dhe individët në çështjet gjyqësore para gjykatave, paneleve të arbitrazhit, trupave të prokurimit, Adminsitratës Tatimore të Kosovës, Doganёs, si dhe para rregullatorëve, inspektorateve të ndryshme dhe agjensive. Klientela jonё është e shpërndarë në Europë—ne kemi kapacitet tё ju sigurojmё klientëve tanё shёrbime tё integruara qё ju pёrshtaten prej fillimit e në fund, për transaksionet e tyre vendore dhe ndërkombëtare.

KONTAKTI

Email: [email protected]

Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378

 

@2024 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Projektuar dhe zhvilluar nga Nomad Consulting