Përqëndrimi jonë kryesor në fushën e të drejtës së pronësisë intelektuale shtrihet në dy degë: në markat tregtare dhe në të drejtat e autorit. Ne u ofrojmë përkrahje klientëve tanë që ta mbrojnë emrin e biznesit të tyre apo simbolin e markës së tyre tregtare nëpërmjet ligjit për marka tregtare të aplikueshëm në Kosovë dhe jashtë.
Mbrojtja e të drejtës së pronësisë intelektuale në Kosovë nuk është e lehtë, sepse Kosova ende ka mungesë të procedurave adekuate dhe efiҫiente që janë të pranishme në vendët e zhvilluara, kështuqë shumë punë duhet të bëhet duke kontaktuar insitucionet relevante që janë përgjegjëse për këto çështje. Përvoja jonë dhe kontaktet tona të krijuara me personat adekuat sigurojnë që të drejtat e pronësisë intelektuale të jenë gjithëmonë të mbrojtura.
Kjo poashtu e vendosë zyrën tonë në avantazh në rastet e përfaqësimit gjyqësor kur klientëve tanë ju bëhën shkelje të pronësisë intelektuale. Ne përfaqësojmë interesat e klientëve tanë para Agjencisë për Pronësi Industriale dhe sigurohemi që të drejtat e tyre në marka tregtare të respektohen e të mbrohen – duke i regjistruar ato, duke i ri-regjistruar dhe duke monitoruar regjistrat e markave tregtare për shkelje të mundshme të të drejtave të regjistruara.