Regjistrimi në regjistrat civil (fitimi) & lirimi nga shtetësia

Hodaj & Partners ofron ndihmë ligjore në të gjitha procedurat që lidhen me shtetësinë, duke siguruar që klientët tanë të mund të gëzojnë plotësisht të drejtat që u takojnë.

Një pjesë e madhe e diasporës kosovare duhet të ri-regjistrohet në Kosovë në mënyrë që të gëzojnë të drejtat e tyre sepse një numër i madh i regjistrave të vjetra të lindjeve janë shkatërruar ose vjedhur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Zyra jonë ofron ndihmë juridike për diasporën që duan të fitojnë shtetësinë kosovare.

Ne gjithashtu ofrojmë shërbime juridike për jo-shtetasit që janë të vendosur në Kosovë dhe kanë të drejtë të bëhen banorë dhe qytetarë kosovarë, ose për ata që kanë lidhje familjare me Kosovën.

Lirimi nga shtetësia

Një qytetar kosovar mund të jetë shtetas i një ose më shumë vendeve të tjera, dhe shumë qytetarë kanë nënshtetësi të dyfishtë. Megjithatë, disa vende nuk lejojnë shtetësi të dyfishtë dhe shumë qytetarë kosovarë që janë të vendosur në vende të tilla kërkojnë lirimin nga shtetësia kosovare në mënyrë që të fitojnë shtetësinë e tyre të synuar.

Zyra jonë ofron ndihmë juridike për klientët gjatë gjithë kësaj procedure, derisa të lëshohet lirimi i shtetësisë.