Hodaj & Partners është një nga zyret ligjore lidere në Kosovë, e renditur vazhdimisht midis tri zyreve ligjore më të mira në vend. Ne ofrojmë shërbime ligjore të jashtëzakonshme për klientë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në një gamë të gjerë sektorësh dhe industrish. Të njohur për qasjen tonë strategjike dhe të orientuar drejt biznesit, ne ofrojmë zgjidhje ligjore të përshtatura për nevojat unike të secilit klient, nga startup-et dhe korporatat deri te entitetet qeveritare dhe organizatat ndërkombëtare.
Më tutje, nëpërmjet partneriteteve strategjike me avokatë në Evropën Juglindore, Evropën Perëndimore dhe SHBA-në, ne ofrojmë konsulencë gjithëpërfshirëse për transaksione ndërkombëtare dhe këshilla ligjore të qarta dhe të koordinuara. Zyrja jonë ligjore e përbërë nga avokatë me shkathtësi të lartë ofron një qasje kreative dhe të orientuar drejt zgjidhjeve, me përvojë të gjerë në lëmi të shumta ligjore. Ne jemi krenar që kuptojmë nevojat unike të secilit klient dhe ofrojmë zgjidhje të shpejta dhe të përshtatura. Përveç ofrimit të shërbimeve ligjore në shqip dhe anglisht, disa nga avokatët tanë janë të shkolluar në universitete prestigjioze në Gjermani, Austri dhe Zvicër, duke u shërbyer kështu edhe klientëve tanë gjermanofolës.
Klientët tanë përfshijnë një gamë të gjëre korporatash, rregullatorë, organizata jofitimprurëse, trupa ndërkombëtare, ambasada në Kosovë dhe individë privatë. Me përvojë të gjerë në disa nga projektet dhe transaksionet më të rëndësishme të rajonit, ne ofrojmë nivelin e përvojës dhe njohurive që pak zyra ligjore në Kosovë mund ta arrijnë. Parimi ynë udhëheqës është të ofrojmë shërbime ligjore të jashtëzakonshme me një qasje personale. Ne përqendrohemi në ofrimin e zgjidhjeve praktike dhe të qarta që mbështesin klientët tanë në arritjen e qëllimeve të tyre ligjore dhe komerciale.
Hodaj & Partners është i përkushtuar për të gjetur zgjidhje që vërtet kanë rëndësi për klientët tanë. Ne i japim përparësi kuptimit të nevojave unike të secilit klient dhe i përgjigjemi me qartësi, përkushtim dhe kujdes. Gjatë çdo faze, ne sigurojmë transparencë, integritet dhe komunikim të hapur. Ne jemi gjithmonë në disponim kur keni më së shumti nevojë për ne.