AVOKAT
@2024 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Projektuar dhe zhvilluar nga Nomad Consulting
AVOKAT
Fushat e Ekspertizës & Përvoja Profesionale
Z. Lirim Ismaili është Avokat pranë zyrës ligjore Hodaj & Partners që nga viti 2023. Fushat e tij të interesit profesional përfshijnë të drejtën civile dhe penale, si dhe të drejtën tatimore.
Z. Ismaili ka përfunduar studimet në Drejtësi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe Bachelor në Gjuhë Angleze në Kolegjin AAB, të dyja në vitin 2020. Aktualisht, ai ndodhet në fazën përfundimtare të studimeve Master në Drejtësi në Universitetin e Prishtinës dhe Master në Gjuhë Angleze në Kolegjin AAB.
Gjatë rrugëtimit të tij akademik dhe profesional, Z. Ismaili ka treguar gjithmonë pasion dhe përkushtim për arsimimin ligjor ndërkombëtar, diplomacinë dhe të drejtat e njeriut. Ai ka pasur mundësinë të marrë pjesë në disa programe dhe konferenca ndërkombëtare të rëndësishme, duke përfshirë Harvard National Model United Nations në Boston, Model European Union Strasbourg në Francë, dhe Cambridge University International Model United Nations (CUIMUN) në Mbretërinë e Bashkuar. Përveç këtyre eksperiencave, ai ka ndjekur edhe trajnime të specializuara si Erasmus+ në fushën e ndërtimit të paqes dhe menaxhimit të konflikteve në Berlin dhe Academia Aestiva Internationalis në Ljubljanë, duke zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tij në një nivel ndërkombëtar.
Eksperienca profesionale e Z. Ismaili përfshin punë domethënëse me shoqërinë civile, iniciativa rinore dhe institucione gjyqësore, ku ai u angazhua në avokim për të drejtat e njeriut, kërkime ligjore, procedura gjyqësore dhe ofrimin e asistencës ligjore. Para se të licencimit si avokat, ai fitoi përvojë praktike si intern në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe si Bashkëpunëtor Ligjor në Hodaj & Partners . Ai ka qenë gjithashtu i përfshirë në fushën e arsimit dhe angazhimit komunitar, duke shërbyer si Aktivist për të Drejtat e Njeriut dhe Ligjërues mbi temat e sistemit gjyqësor dhe të drejtave të njeriut, si dhe si Asistent Profesor i Anglishtes Mjekësore në AMECC “Rezonanca”.
Gjuhët: Shqip, anglisht Shqip, anglisht
Veternik, Nr. 33, Kati 3 10000 Pristina, Kosovo
Email: [email protected]
Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378
@2024 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Projektuar dhe zhvilluar nga Nomad Consulting