E Drejta Penale

Ne ofrojmë këshilla dhe përfaqësim ligjor për klientët në të gjitha çështjet e së drejtës penale. Përveç përfaqësimit ligjor para gjykatave të rregullta në Kosovë, ne përfaqësojmë gjithashtu klientët para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Holandë.

Ekipi ynë është i specializuar në shqyrtimin dhe vlerësimin e secilit rast me kujdesin më të madh dhe më pas këshillimin e klientëve tanë për hapat e radhës që do të ishin të arsyeshëm. Ne gjithashtu merremi me të gjithë punën e nevojshme ligjore, duke përfshirë përgatitjen e parashtresave, fillimin ose mbrojtjen nga akuzat penale, parfaqësimin në gjykatë, ofrimin e këshillave ligjore, përfaqësimin e klientëve në procedura dhe ndihmën gjatë intervistave në polici ose prokurori.

Për më tepër, zyrja jonë përfshin një Avokat të licencuar e të akredituar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ne përfaqësojmë individë që kërkojnë të mbrojnë të drejtat dhe interesat e tyre ligjore para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë.