Fusha e së drejtës financiare është komplekse dhe mund të jetë sfiduese për t'u menaxhuar. Ka një mori çështjesh që mund të pengojnë ose vonojnë transaksionet e biznesit. Ne kemi përvojë të gjerë në të drejtën financiare dhe u kemi ofruar mbështetje me vlerë të pamatshme klientëve në një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me financat.
Ne u ofrojmë klientëve tanë këshilla të përshtatura dhe i përfaqësojmë ata në çështje financiare, të tilla si financimi dhe ristrukturimi i borxhit, si dhe transaksionet financiare kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Ne gjithashtu ofrojmë këshilla ligjore në lidhje me investimet.
Ne i ndihmojmë klientët tanë në sektorin bankar në një gamë të gjerë çështjesh financiare dhe rregullatore, duke i mbështetur ata në çdo fazë - nga licencimi me Bankën Qendrore, deri te procedurat e mbikëqyrjes, etablimi i procedurave dhe politikave të nevojshme të kërkuara me ligj.
Ne u ofrojmë ndihmë bankave, institucioneve financiare, subjekteve të mikrofinancës, kompanive të sigurimeve dhe investitorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke i përfaqësuar ata në çështjet gjyqësore bankare dhe financiare.
Ne e kuptojmë rolin kritik të sektorit bankar dhe financiar dhe jemi të pozicionuar mirë për t'u ofruar klientëve udhëzime ligjore që u nevojiten në të gjitha çështjet kontraktuale dhe rregullatore në këtë fushë.