by

E Drejta e Punës

Hodaj & Partners ofron shërbime për të gjitha aspektet e të drejtës së punës në Kosovë, nga rekrutimi deri te pensionimi, duke përfshi burimet njerëzore dhe çështjet e imigrimit në bazë të sё drejtës së punësimit.

Ne i këshillojmë rregullisht klientët tanë mbi detyrimet ligjore të marrëdhënieve të tyre të punës, siç janë standardet e punësimit, të drejtat e njeriut dhe kompensimi i punëtorëve. Ne i ndihmojmë klientët tanë në përgatitjen dhe negocimin e kontratave të punës dhe në hartimin e të gjitha politikave dhe procedurave të burimeve njerëzore. Ne gjithashtu ofrojmë këshilla mbi procedurat disiplinore, ristrukturimin e fuqisë punëtore dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të punësimit, dhe përfaqësojmë klientët tanë në gjykata, tribunale të arbitrazhit dhe procedura para inspektorateve në të gjitha çështjet e lidhura me punësimin.

Në mënyrë proaktive dhe praktike ne ofrojmë këshilla komerciale për ti plotësuar kërkesat specifike të klientëve tanë që kanë të bëjnë me të drejtën e punës në përputhshmëri me kërkesat rigoroze të kornizës ligjore në të cilin veprojnë klientët tanë.