Ne ju ndihmojmë të ndiqni dhe mbroni pretendimet tuaja, qoftë në gjykatë apo jashtë saj, përmes proceseve gjyqësore ose arbitrazhit tregtar, duke ju ofruar këshilla ligjore të ekspertëve dhe vlerësime të qarta të suksesit. Ne i marrim në konsideratë të gjitha risqet dhe kostot e mundshme të përfshira në një rast.
Misioni ynë është të mbështesim klientët tanë në arritjen e objektivave të tyre, duke përdorur strategji të provuara dhe zgjidhjet më të mira praktike bazuar në përvojën dhe praktikat tona më të mira.
Avokatët tanë janë anëtarë të organeve kosovare dhe ndërkombëtare të arbitrazhit dhe kanë përvojë të gjerë në fushën e arbitrazhit gjyqësor dhe të arbitrazhit komercial në Kosovë dhe ndërkombëtar Arbitrazhit Tregtar, si në Kosovë ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Në Kosovë, ne kemi përfaqësuar disas klientë para Qendrës së Arbitrazhit në Oden Ekonomike Amerikane ne Kosovë dhe para Qendrës së Arbitrazhit në Odën Ekonomike të Kosovës.
Hodaj & Partners, në bashkëpunim me zyre ligjore partnere të huaja, ofron përfaqësim ligjor me cilësi të lartë në arbitrazhe komplekse ndërkombëtare dhe arbitrazhe investitor-shtet. Ne kemi ndihmuar disa zyre ligjore në përfaqësimin e një grupi markash ndërkombëtare në një arbitrazh investimesh të profilit të lartë kundër Kosovës në lidhje me privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore. Më tej, ne kemi ndihmuar kolegët tanë austriakë në një rast kompleks të investimeve të huaja në Kosovë para Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Vjenës (VIAC).