Hodaj për paditjen e Serbisë për gjenocid: Do përfshihen persekutimet, fshehjet e trupave dhe transportimi i tyre në Serbi

by Taulant Hodaj

Avokati kosovar, Taulant Hodaj, beson se në padinë të cilën kryeministri Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, do ta ngrisin ndaj Serbisë për gjenocid ndaj popullit të Kosovës në luftën e fundit, do përfshihen persekutimi i shqiptarëve, fshehja e trupave dhe transportimi i tyre në Serbi.

Hodaj, në një intervistë për mediumin ‘Al Jazeera’ ka thënë se provat e siguruara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (ICTY), ku vërtetohet se ekzistonte një plan i institucioneve në Serbi për dëbimin sistematik të shqiptarëve nga Kosova, përfshirë fshehjen e trupave dhe transportimin e tyre në Serbi, do jenë pjesë e padisë, transmeton Gazeta Express.

“Unë besoj se provat e siguruara nga ICTY, ku vërtetohet se ekzistonte një plan i institucioneve në Serbi për dëbimin sistematik të shqiptarëve nga Kosova, përfshirë fshehjen e trupave dhe transportimin e tyre në Serbi. Çështje të tilla dhe çështje të tjera të ngjashme përbëjnë bazën për një proces gjyqësor. Ka prova të tjera dhe ngjarje të tjera që do të dokumentohen mirë dhe që kanë të bëjnë me procesin gjyqësor”, ka deklaruar avokati Hodaj.

Hodaj, i cili është pjesë e listës së avokatëve të akredituar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka thënë se një padi e tillë nuk duhet të ndërlidhet me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

 

“Unë besoj se kërkimi i drejtësisë dhe ndëshkimi i atyre që kanë kryer krime lufte, përfshirë gjenocidin, nuk duhet të jetë pengesë për faktin se një çështje e tillë do të trajtohet dhe vendoset nga një forum ndërkombëtar, në këtë rast GJND”, ka deklaruar ai në intervistë.

Ndër të tjera, ai ka thënë se meqë Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara, duhet të konsultojë ndonjë shtet anëtar që vepron në emër të Kosovës. Të rrugës, Hodaj e ka parë të jetë Shqipëria zgjedhja e parë, por edhe vendet si Holanda e Britania e Madhe, për të cilat thotë se kanë traditë më të madhe në të drejtën ndërkombëtare. /Gazeta Express/

You may also like

CONTACT INFO

Local Fryn, Ali Vitia, Kalabri no 347,Prishtina 10000

 

Email: [email protected]

 

Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378

 

@2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Nomad Consulting