Kosova është e njohur për burimet natyrore për prodhim të energjisë dhe për mineralet. Viteve të fundit, sektori i energjetikës ka përjetuar një numër të madh të ndryshimeve thelbësore – kjo për shkak të procesit të privatizimit në prodhimin dhe distribuimin e energjisë për arsye të hapjes së tregut të energjisë për të rritur konkurrencën.
Ne ofrojmë shërbime ligjore gjithëpërfshirëse në të gjitha fazat dhe fushat e sektorëve të energjetikës dhe infrastrukturës. Puna jonë përfshinë strukturimin e projektit, financimin, negocimin e kontratave, përgatitjen dhe dorëzimin e licencave, duke përfshirë edhe shfrytëzimin e mineraleve, dhe pajtueshmërinë rregullatore. Ne ndihmojmë palët e interesuara, duke përfshirë investitorët privatë, subjektet dhe institucionet shumëpalëshe, që kërkojnë të navigojnë në kuadrin rregullator në zhvillim të Kosovës dhe të marrin pjesë në projekte strategjike të infrastrukturës dhe energjisë.
Ne kemi përvojë në kryerjen e due diligence ligjore dhe sigurimin e ligjshmërisë në transaksionet komplekse ndërkufitare. Duke shfrytëzuar ekspertizën tonë të thellë në fushat kryesore të praktikës, duke përfshirë ligjin e korporatave dhe atë komercial, të pronës, të tatimeve dhe të pronësisë intelektuale, ne ofrojmë rezultate komercialisht efektive dhe ligjërisht të forta për klientët që operojnë në sektorët e energjetikës dhe infrastrukturës.
Projektet e energjetikës dhe infrastrukturës, pavarësisht nga kompleksiteti i tyre, kërkojnë mbështetje të fuqishme ligjore në të gjitha aspektet e projektit. Ne kemi përvojë të gjerë në këtë fushë dhe këshillojmë rregullisht kompanitë e përfshira në projekte të tilla.