Ne ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh tatimore, nga planifikimi dhe përputhshmëria tatimore deri te proceset gjyqësore tatimore. Ekipi ynë ofron mbështetje të vazhdueshme për klientët në optimizimin e kostove tatimore si në në kontekstin vendor dhe ndërkombëtar. Ne i këshillojmë rregullisht klientët mbi përdorimin e stimujve tatimorë të disponueshëm në bazë të ligjeve kombëtare të tatimeve, analizojmë operacionet e biznesit të kompanive për të vlerësuar përputhjen e tatimeve dhe identifikojmë risqet e mundshme tatimore. Ne gjithashtu i këshillojmë klientët mbi tatimin që lidhet me punësimin, duke përfshirë punonjësit vendas dhe të huaj.
Ekspertiza jonë e gjerë në të drejtën korporative dhe tregtare na jep një aftësi unike për për të kuptuar çështjet ligjore dhe ato tatimore në mënyrë të gjithëmbarshme. Kjo na mundëson të ofrojmë këshilla praktike, të fokusuara në biznes, të cilat vazhdimisht i ndihmojnë klientët të arrijnë objektivat e tyre komerciale.
Ne gjithashtu ofrojmë këshilla dhe shërbime planifikimi doganor, duke përfshirë vlerësimin e detyrimeve doganore, udhëzimet në pajtueshmërinë doganore dhe procedurat doganore, klasifikimin e produkteve, rregulloret e origjinës, përdorimin e përjashtimeve doganore dhe forma të tjera të regjimeve doganore.