E martë, Shtator 16 2025
  • en_US
  • sq
  • de_DE
Hodaj & Partners L.L.C.
  • Fillimi
  • Ekipi
  • Shërbimet
  • Rrjeti
  • Lajme/Publikime
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
Author

hodajAdmin

hodajAdmin

LajmetNews

Taulant Hodaj: Kosovari i parë në Komitetin Ligjor të UEFA-s

by hodajAdmin Prill 19, 2024
written by hodajAdmin

Një Arritje Historike për Hodaj & Partners dhe Futbollin Kosovar.

Hodaj & Partners, një firmë prestigjioze e avokatisë në Prishtinë, është krenare të njoftojë se partneri menaxhues i saj, Z. Taulant Hodaj, është zgjedhur anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-së. Ky është një moment historik jo vetëm për firmën tonë, por edhe për komunitetin ligjor dhe futbollin kosovar, pasi Z. Hodaj është kosovari i parë që merr pjesë në këtë organ profesional dhe të respektuar të UEFA-së.

Një Kontribut i Çmuar në Futbollin Evropian

Zgjedhja e z. Hodaj në Komitetin Ligjor të UEFA-së është një dëshmi e angazhimit dhe profesionalizmit të tij në fushën e të drejtës sportive. Në deklaratën e tij pas zgjedhjes, z. Hodaj është shprehur i nderuar për pjesëmarrjen në mbledhjen e inaguruese të Komitetit Ligjor të UEFA-së në Nyon, Zvicërr. Ai theksoi se në takimin e parë të këtij komiteti ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale juridike me të cilat po po ballafaqohet UEFA, si dhe ka pranuar stemën zyrtare të UEFA-së nga kryesuesi z. Jesper Møller Christensen, i cili njëherit është edhe anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-së.

Z. Hodaj ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kryetarin Agim Ademi për nominimin që i bënë. Ai gjithashtu shprehu falënderime të sinqerta për Komitetin Ligjor të UEFA-së për punën dhe angazhimin e tyre të pandërprerë në zhvillimin e futbollit evropian.

Ky sukses i z. Hodaj është një arritje e madhe për Hodaj & Partners. Përfshirja në një organ të tillë të lartë të UEFA-së jo vetëm që rrit prestigjin e firmës sonë, por gjithashtu zgjeron horizontet tona në çështjet e të drejtës sportive ndërkombëtare me fokus futbollin. Kjo është një mundësi unike për të kontribuar në formësimin e politikave dhe rregulloreve që drejtojnë futbollin evropian.

Angazhimi dhe Ekspertiza e Hodaj & Partners

Në Hodaj & Partners, ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime ligjore të klasit të parë. Ky sukses i fundit i Z. Hodaj është një dëshmi e angazhimit tonë për cilësi dhe ekspertizë në fushën e drejtës sportive të futbollit dhe përtej. Ne jemi të bindur se përvoja dhe njohuritë e fituara nga z. Hodaj në këtë rol të ri do të jenë një aset i vlefshëm për klientët tanë dhe për komunitetin më të gjerë të sportit në përgjithësi e futbollit në veqanti.

Për më shumë informacion rreth shërbimeve tona dhe për të mësuar më shumë rreth arritjeve të ekipit tonë, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në çdo çështje ligjore me profesionalizëm dhe përkushtim.

Hodaj and Partners | Prishtinë | Shërbime Ligjore të Klasit të Parë

Prill 19, 2024 0 comments
0 FacebookTwitterLinkedinWhatsappThreadsBlueskyEmail
News

Hodaj mirëpret Ambasadorin Norvegjez Andreas Gaarder në selinë e Konsullatës Norvegjeze në Kosovë

by hodajAdmin Shkurt 15, 2024
written by hodajAdmin

Selia e Hodaj & Partners në Prishtinë që nga vitit 2023 shërben edhe si Konsullatë e Përgjithshme Nderi e Mbretërsë së Norvegjisë në Kosovë.
Partneri Menaxhues i Hodaj & Partners, që është emëruar si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, ka marrë edhe zyrtarisht kredencialet nga Ambasadori norvegjez në Turqi, Andreas Gaarder, i cili është edhe ambasador jo resident për Kosovë.

15.02.2024 - Z. Taulant Hodaj, partner menaxhues i Hodaj & Partners, njëherit dhe Konsull nderi i përgjithshëm i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë shkëlqesinë e tij, Z. Andreas Gaarder, ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë në Turqi dhe njëherësh ambasador jo rezident për Kosovën.

Takimi u zhvillua në selinë e Hodaj & Partners, tani konsullata zyrtare e Norvegjisë në Kosovë. Ambasadori Gaarder vizitoi Kosovën për të dorëzuar kredencialet e tij tek Presidentja e Republikës së Kosovës dhe për të forcuar lidhjet diplomatike midis dy vendeve tona. Pas takimeve me udhëheqësit e shtetit dhe dorëzimit të kredencialeve të tij tek Presidentja e Kosovës, Ambasadori Gaarder dorëzoi letër-kredencialet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë për Z. Hodaj dhe konsullatën. Ky akt zyrtar konfirmon rolin e Z. Hodaj si Konsull i Përgjithshëm Nderi dhe thekson rëndësinë e kësaj konsullate në përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike, kulturore dhe ekonomike midis Kosovës dhe Norvegjisë.

Z. Taulant Hodaj shprehu mirënjohjen e tij për Ambasadorin Gaarder dhe për rolin e rëndësishëm që kjo vizitë ka në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona. "Fuqizimi i bashkëpunimit të shteteve tona dhe lidhja ndërmjet popujve tanë vetëm sa do forcohet! I falënderohem shkëlqesisë së tij për diskutimet e frytshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer," u shpreh Z. Hodaj.

Kjo vizitë dhe emërimi i z. Hodaj si Konsull Nderi i Përgjithsëm i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, shënon një moment të rëndësishëm për Hodaj & Partners. Përcaktimi i selisë sonë si konsullatë e Norvegjisë jo vetëm që rrit prestigjin e firmës sonë, por gjithashtu ofron një platformë të re për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor midis Kosovës dhe Norvegjisë.

Shkurt 15, 2024 0 comments
0 FacebookTwitterLinkedinWhatsappThreadsBlueskyEmail
News

Taulant Hodaj për Tërheqjen e Avokatëve Mbrojtës të Thaçit: Një Proces i Vështirë, por me Mundësi për Përmirësim

by hodajAdmin Janar 30, 2024
written by hodajAdmin
Partnerit menaxhues i Hodaj & Partners, Z. Taulant Hodaj, në një intervistë pë T7 lidhur me zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka folur për tërheqjen e avokatëve mbrojtës, duke theksuar se parimisht ky ndryshim i mbrotjtjes nuk është i mirë, por gjithashtu ka ofruar zgjidhje për një mbrojtje më të fuqishme dhe më të përgatitur.

Tërheqja e avokatëve mbrojtës të Thaçit, sipas Z. Hodaj, është shqetësuese për procesin, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Ai theksoi se deri tani janë tërhequr tre avokatë kryesorë dhe disa të tjerë që kanë qenë të përfshirë që nga fillimi i procesit. "Deri tani janë tre avokatë kryesorë që po tërhiqen së bashku me disa avokat të tjerë, pra prej fillimit të procesit," u shpreh Hodaj.

Avokatët kanë të drejtë të tërhiqen nga një rast kur klienti nuk mund të përmbushë detyrimet financiare ndaj tyre. Në këtë rast, duket se ka pasur një marrëveshje të dyanshme midis avokatëve dhe ish-presidentit Thaçi për tërheqjen e tyre për shkak të vështirësive financiare. "Normal që avokatët kanë pasur të drejtë dhe kanë të drejtë të tërhiqen, nëse klienti nuk mundet t’i përgjigjet marrëveshjes me palën që kanë në këtë rast," shtoi Hodaj.

Z. Hodaj theksoi se tërheqja e avokatëve mund të jetë e dëmshme për procesin, veçanërisht kur ndodh në mes të procedurës gjyqësore. Megjithatë, ai shtoi se avokatët aktualë do të jenë në dispozicion të avokatëve të rinj për të siguruar një kalim të qetë dhe për të shmangur ndonjë boshllëk në përfaqësim. "Derisa të familjarizohen avokatët e rinj me lëndën, këta aktualë do të jenë në dispozicion të tyre," tha Hodaj.

Megjithëse tërheqja e avokatëve shpesh nuk është e mirë për procesin, Z. Hodaj vuri në dukje se ndonjëherë ndryshimi i ekipit mbrojtës mund të sjellë përfitime. Ai beson se avokatët e rinj mund të jenë më të përgatitur dhe të kontribuojnë më denjësisht në mbrojtjen e Thaçit. "Nganjëherë ndryshimi i avokatëve është i mirë për procesin, por zakonisht nuk është… megjithatë kjo do të shihet në vijim," deklaroi Hodaj.

Në lidhje me financimin e mbrojtjes së Thaçit, Ministria e Drejtësisë ka bërë pagesa mbi 3.5 milionë euro për avokatin Luka Mishetiq dhe disa avokatë të tjerë, por disa avokatë nuk janë paguar për shkak të mungesës së marrëveshjeve zyrtare. "Ministria e Drejtësisë në rastin e Thaçit ka marrëveshje me avokatin Luka Mishetiq, ndërsa në anën tjetër në përfaqësim janë edhe avokat të tjerë, ku edhe Mishetiq është pjesë," sqaroi Hodaj.

Ministria ka bërë disa ndryshime në Udhëzimin Administrativ lidhur me fondet për mbrojtje, duke vendosur kufizime të reja të pagesave. Këto ndryshime janë ende në diskutim dhe nuk kanë hyrë në fuqi ende, por pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në procesin e pagesave për avokatët në raste të tilla.

Janar 30, 2024 0 comments
0 FacebookTwitterLinkedinWhatsappThreadsBlueskyEmail
News

Hodaj Mirëpret Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Z. Haakon Blankenborg

by hodajAdmin Dhjetor 15, 2023
written by hodajAdmin
Një Takim me Rëndësi për Marrëdhëniet Kosovë-Norvegji. Z. Haakon Blankenborg, përfaqësues special i Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimorviziton Hodaj & Partners.

Z. Taulant Hodaj, partner menaxhues i Hodaj & Partners, kishte kënaqësinë të mirëpresë Z. Blankenborg në zyrat e firmës sonë. "I urova Z. Blankenborg për detyrën e re dhe i dëshirova mirëseardhje në Republikën e Kosovës," u shpreh Z. Hodaj. Ky takim simbolizon mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Norvegjisë për Kosovën dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.


Gjatë takimit, Z. Hodaj dhe Z. Blankenborg diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me zhvillimin e Kosovës. Emërimi i Z. Blankenborg si përfaqësues special flet për proaktivitetin, angazhimin dhe mbështetjen e Norvegjisë për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Ballkanit Perendimor. "Emërimi i Z. Blankenborg flet për mbështetjen e Mbretërisë së Norvegjisë për Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor," tha Z. Hodaj.


Ky takim nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin që firmat si Hodaj & Partners, një zyre e njohur avokatie në Kosovë, mund të luajnë në nxitjen e rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet bizneseve të të dy vendeve. Mbështetja e Norvegjisë për zhvillimin ekonomik dhe institucional të Kosovës është një hap i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.

Hodaj & Partners është e angazhuar për të mbështetur dhe promovuar lidhjet ndërkombëtare që kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës. Ne besojmë se bashkëpunimi me përfaqësues special ndërkombëtar si Z. Blankenborg do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.


Hodaj & Partners do të vazhdojë të jetë në pararojë e nismave që promovojnë zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke kontribuar në rritje ekonomike, thithjen e investimeve thithjen e investimeve të huaja dhe rritjen e mundësive për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Dhjetor 15, 2023 0 comments
0 FacebookTwitterLinkedinWhatsappThreadsBlueskyEmail
  • Fillimi
  • Ekipi
  • Clients & Partners
  • Rrjeti
  • Rreth nesh
  • LINQE TË DOBISHME
    • Ekipi
    • Shërbimet
    • Rrjeti
    • LAJMERIME/PUBLIKE
    • Rreth nesh
    • Contact

KONTAKTI

Veternik, Nr. 33, Kati 3 10000 Pristina, Kosovo

Email: [email protected]

Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378

 

@2024 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Projektuar dhe zhvilluar nga Nomad Consulting

Facebook Twitter Linkedin
Hodaj & Partners L.L.C.
  • Fillimi
  • Ekipi
  • Shërbimet
  • Rrjeti
  • Lajme/Publikime
  • Rreth Nesh
  • Kontakt