Taulant Hodaj: Kosovari i parë në Komitetin Ligjor të UEFA-s

by hodajAdmin

Një Arritje Historike për Hodaj & Partners dhe Futbollin Kosovar.

Hodaj & Partners, një firmë prestigjioze e avokatisë në Prishtinë, është krenare të njoftojë se partneri menaxhues i saj, Z. Taulant Hodaj, është zgjedhur anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-së. Ky është një moment historik jo vetëm për firmën tonë, por edhe për komunitetin ligjor dhe futbollin kosovar, pasi Z. Hodaj është kosovari i parë që merr pjesë në këtë organ profesional dhe të respektuar të UEFA-së.

Një Kontribut i Çmuar në Futbollin Evropian

Zgjedhja e z. Hodaj në Komitetin Ligjor të UEFA-së është një dëshmi e angazhimit dhe profesionalizmit të tij në fushën e të drejtës sportive. Në deklaratën e tij pas zgjedhjes, z. Hodaj është shprehur i nderuar për pjesëmarrjen në mbledhjen e inaguruese të Komitetit Ligjor të UEFA-së në Nyon, Zvicërr. Ai theksoi se në takimin e parë të këtij komiteti ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale juridike me të cilat po po ballafaqohet UEFA, si dhe ka pranuar stemën zyrtare të UEFA-së nga kryesuesi z. Jesper Møller Christensen, i cili njëherit është edhe anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-së.

Z. Hodaj ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kryetarin Agim Ademi për nominimin që i bënë. Ai gjithashtu shprehu falënderime të sinqerta për Komitetin Ligjor të UEFA-së për punën dhe angazhimin e tyre të pandërprerë në zhvillimin e futbollit evropian.

Ky sukses i z. Hodaj është një arritje e madhe për Hodaj & Partners. Përfshirja në një organ të tillë të lartë të UEFA-së jo vetëm që rrit prestigjin e firmës sonë, por gjithashtu zgjeron horizontet tona në çështjet e të drejtës sportive ndërkombëtare me fokus futbollin. Kjo është një mundësi unike për të kontribuar në formësimin e politikave dhe rregulloreve që drejtojnë futbollin evropian.

Angazhimi dhe Ekspertiza e Hodaj & Partners

Në Hodaj & Partners, ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime ligjore të klasit të parë. Ky sukses i fundit i Z. Hodaj është një dëshmi e angazhimit tonë për cilësi dhe ekspertizë në fushën e drejtës sportive të futbollit dhe përtej. Ne jemi të bindur se përvoja dhe njohuritë e fituara nga z. Hodaj në këtë rol të ri do të jenë një aset i vlefshëm për klientët tanë dhe për komunitetin më të gjerë të sportit në përgjithësi e futbollit në veqanti.

Për më shumë informacion rreth shërbimeve tona dhe për të mësuar më shumë rreth arritjeve të ekipit tonë, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në çdo çështje ligjore me profesionalizëm dhe përkushtim.

Hodaj and Partners | Prishtinë | Shërbime Ligjore të Klasit të Parë

You may also like

KONTAKTI

Email: [email protected]

Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378

 

@2024 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Projektuar dhe zhvilluar nga Nomad Consulting