Taulant Hodaj për Tërheqjen e Avokatëve Mbrojtës të Thaçit: Një Proces i Vështirë, por me Mundësi për Përmirësim

by hodajAdmin
Partnerit menaxhues i Hodaj & Partners, Z. Taulant Hodaj, në një intervistë pë T7 lidhur me zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka folur për tërheqjen e avokatëve mbrojtës, duke theksuar se parimisht ky ndryshim i mbrotjtjes nuk është i mirë, por gjithashtu ka ofruar zgjidhje për një mbrojtje më të fuqishme dhe më të përgatitur.

Tërheqja e avokatëve mbrojtës të Thaçit, sipas Z. Hodaj, është shqetësuese për procesin, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Ai theksoi se deri tani janë tërhequr tre avokatë kryesorë dhe disa të tjerë që kanë qenë të përfshirë që nga fillimi i procesit. "Deri tani janë tre avokatë kryesorë që po tërhiqen së bashku me disa avokat të tjerë, pra prej fillimit të procesit," u shpreh Hodaj.

Avokatët kanë të drejtë të tërhiqen nga një rast kur klienti nuk mund të përmbushë detyrimet financiare ndaj tyre. Në këtë rast, duket se ka pasur një marrëveshje të dyanshme midis avokatëve dhe ish-presidentit Thaçi për tërheqjen e tyre për shkak të vështirësive financiare. "Normal që avokatët kanë pasur të drejtë dhe kanë të drejtë të tërhiqen, nëse klienti nuk mundet t’i përgjigjet marrëveshjes me palën që kanë në këtë rast," shtoi Hodaj.

Z. Hodaj theksoi se tërheqja e avokatëve mund të jetë e dëmshme për procesin, veçanërisht kur ndodh në mes të procedurës gjyqësore. Megjithatë, ai shtoi se avokatët aktualë do të jenë në dispozicion të avokatëve të rinj për të siguruar një kalim të qetë dhe për të shmangur ndonjë boshllëk në përfaqësim. "Derisa të familjarizohen avokatët e rinj me lëndën, këta aktualë do të jenë në dispozicion të tyre," tha Hodaj.

Megjithëse tërheqja e avokatëve shpesh nuk është e mirë për procesin, Z. Hodaj vuri në dukje se ndonjëherë ndryshimi i ekipit mbrojtës mund të sjellë përfitime. Ai beson se avokatët e rinj mund të jenë më të përgatitur dhe të kontribuojnë më denjësisht në mbrojtjen e Thaçit. "Nganjëherë ndryshimi i avokatëve është i mirë për procesin, por zakonisht nuk është… megjithatë kjo do të shihet në vijim," deklaroi Hodaj.

Në lidhje me financimin e mbrojtjes së Thaçit, Ministria e Drejtësisë ka bërë pagesa mbi 3.5 milionë euro për avokatin Luka Mishetiq dhe disa avokatë të tjerë, por disa avokatë nuk janë paguar për shkak të mungesës së marrëveshjeve zyrtare. "Ministria e Drejtësisë në rastin e Thaçit ka marrëveshje me avokatin Luka Mishetiq, ndërsa në anën tjetër në përfaqësim janë edhe avokat të tjerë, ku edhe Mishetiq është pjesë," sqaroi Hodaj.

Ministria ka bërë disa ndryshime në Udhëzimin Administrativ lidhur me fondet për mbrojtje, duke vendosur kufizime të reja të pagesave. Këto ndryshime janë ende në diskutim dhe nuk kanë hyrë në fuqi ende, por pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në procesin e pagesave për avokatët në raste të tilla.

You may also like

KONTAKTI

Email: [email protected]

Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378

 

@2024 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Projektuar dhe zhvilluar nga Nomad Consulting