Selia e Hodaj & Partners në Prishtinë që nga vitit 2023 shërben edhe si Konsullatë e Përgjithshme Nderi e Mbretërsë së Norvegjisë në Kosovë.
Partneri Menaxhues i Hodaj & Partners, që është emëruar si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, ka marrë edhe zyrtarisht kredencialet nga Ambasadori norvegjez në Turqi, Andreas Gaarder, i cili është edhe ambasador jo resident për Kosovë.
15.02.2024 - Z. Taulant Hodaj, partner menaxhues i Hodaj & Partners, njëherit dhe Konsull nderi i përgjithshëm i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë shkëlqesinë e tij, Z. Andreas Gaarder, ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë në Turqi dhe njëherësh ambasador jo rezident për Kosovën.
Takimi u zhvillua në selinë e Hodaj & Partners, tani konsullata zyrtare e Norvegjisë në Kosovë. Ambasadori Gaarder vizitoi Kosovën për të dorëzuar kredencialet e tij tek Presidentja e Republikës së Kosovës dhe për të forcuar lidhjet diplomatike midis dy vendeve tona. Pas takimeve me udhëheqësit e shtetit dhe dorëzimit të kredencialeve të tij tek Presidentja e Kosovës, Ambasadori Gaarder dorëzoi letër-kredencialet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë për Z. Hodaj dhe konsullatën. Ky akt zyrtar konfirmon rolin e Z. Hodaj si Konsull i Përgjithshëm Nderi dhe thekson rëndësinë e kësaj konsullate në përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike, kulturore dhe ekonomike midis Kosovës dhe Norvegjisë.
Z. Taulant Hodaj shprehu mirënjohjen e tij për Ambasadorin Gaarder dhe për rolin e rëndësishëm që kjo vizitë ka në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona. "Fuqizimi i bashkëpunimit të shteteve tona dhe lidhja ndërmjet popujve tanë vetëm sa do forcohet! I falënderohem shkëlqesisë së tij për diskutimet e frytshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer," u shpreh Z. Hodaj.
Kjo vizitë dhe emërimi i z. Hodaj si Konsull Nderi i Përgjithsëm i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, shënon një moment të rëndësishëm për Hodaj & Partners. Përcaktimi i selisë sonë si konsullatë e Norvegjisë jo vetëm që rrit prestigjin e firmës sonë, por gjithashtu ofron një platformë të re për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor midis Kosovës dhe Norvegjisë.