E shtunë, Shtator 13 2025
  • en_US
  • sq
  • de_DE
Hodaj & Partners L.L.C.
  • Fillimi
  • Ekipi
  • Shërbimet
  • Rrjeti
  • Lajme/Publikime
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
Category:

News

LajmetNews

Bllokimi i reformave në drejtësi në Kosovë: Intervistë me Taulant Hodaj nga Hodaj & Partners

by Rinor Shtator 18, 2024
written by Rinor

Ndryshimet ligjore janë të shumta në Kosovë me ligjet e kontestuara të avokimit dhe reformën e vazhdueshme gjyqësore, thotë partneri menaxhues i Hodaj & Partners, Taulant Hodaj, i cili thekson se pavarësisht sfidave, ligjet e favorshme tatimore dhe politikat miqësore ndaj investitorëve vazhdojnë të tërheqin biznese.

“Në Kosovë kemi mjaft zhvillime ligjore,” fillon Hodaj. “Ndër të tjera, ka një pretendim të dukshëm nga Oda e Avokatëve të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për të kontestuar ligjin e avokatisë. Oda e Avokatëve të Kosovës argumenton se nuk ka dispozita të qarta se kur ndërpriten licencat e avokatëve dhe nuk ka mjete juridike për të kundërshtuar vendimet.”

“Aktualisht jemi duke kaluar në një reformë në drejtësi,” vazhdon Hodaj. “Qeveria ka bërë disa përpjekje për të verifikuar gjyqtarët në bazë të opinionit të Komisionit të Venecias, por këto përpjekje janë kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata ka vendosur që ligjet në fjalë janë jokushtetuese dhe për rrjedhojë, aktualisht nuk ekzistojnë ligje të zbatueshme.” Ai shton se duhet të bëhen ndryshime të mëtejshme përmes amendamenteve kushtetuese. “Megjithatë, këto ndryshime kërkojnë miratimin e dy të tretave të deputetëve për të kaluar dhe aktualisht nuk ka vullnet politik për ta arritur këtë. Si rezultat, procesi i reformimit të gjyqësorit dhe verifikimit të gjyqtarëve është bllokuar për momentin.”

Ndërsa për çështjen e drejtësisë, Hodaj vëren se “tashmë ekziston një Gjykatë Ekonomike plotësisht funksionale që funksionon në mënyrë efikase me gjyqtarë më profesionistë. Për më tepër, një ligj i ri për investimet e qëndrueshme, i miratuar së fundmi, e përafron vendin me standardet ndërkombëtare në kuadër të zyrës së Kryeministrit. Ky ligj synon të rrisë sigurinë për investitorët në Kosovë duke i lejuar ata të anashkalojnë gjykatën dhe të negociojnë drejtpërdrejt me qeverinë, ndër të tjera. Ai shërben si një mjet shtesë me përfitime të mundshme”, për të siguruar investitorët.

Janë miratuar ligje të tjera, sipas Hodajt, “përfshirë ato që trajtojnë korrupsionin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar. Këto ligje vendosin dënime më të rrepta. Deri vonë konfiskimi nuk ishte i mundur, por tani ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese”. Ai shton se “edhe pse Gjykata Kushtetuese fillimisht e refuzoi, parlamenti e ka ri-miratuar dhe sektori juridik tani pret të shohë rezultatin”.

Hodaj tërheq vëmendjen edhe për një ligj të ri të propozuar nga qeveria për bankat, “i cili përballet me kundërshtimin e industrisë bankare dhe ka gjasa të kundërshtohet në gjykatën kushtetuese. Për konsumatorët, bankat aktualisht kanë lirinë për të rritur tarifat dhe për të ndryshuar politikat, duke ndikuar në shumë njerëz. Qeveria synon të fuqizojë bankën qendrore që të mbikëqyrë këto ndryshime dhe të zbatojë një kontroll përfundimtar të tarifave dhe politikave të tjera, si dhe të rrisë cilësinë e funksionimit të sistemit bankar në përgjithësi në Kosovë”.

Hodaj raporton se vendi ka një ligj të ri për pagat. “Ky ligj harmonizon pagat në sektorin publik, duke adresuar mospërputhjet dhe sfidat e mëparshme, duke përfshirë pretendime dhe shqetësime të ndryshme,” thotë ai. “Para kësaj, shumë institucione të ndryshme rregulloheshin ndryshe, edhe kur funksiononin në të njëjtin nivel. Ligji sjell më shumë transparencë në sektorin publik.”

Përfundimisht, Hodaj mendon se Kosova ka “një ligj të shkëlqyer tatimor me një normë të ulët të tatimit mbi të ardhurat dhe pa tatime mbi dividendin, duke e bërë tërheqëse fillimin e një kompanie në Kosovë. Ne kemi një normë të sheshtë të tatimit mbi fitimin 10%, dhe taksat përfshijnë kontributet e pagave dhe pensioneve. Kjo është e dobishme për kompanitë që operojnë në Kosovë, pasi shumica e fitimit të tyre nuk tatohen. Shumë kompani vijnë këtu për të ofruar shërbime dhe për të zbatuar iniciativa strategjike. Pavarësisht sfidave politike, ne jemi krenarë për fleksibilitetin dhe suksesin tonë në tërheqjen e investitorëve dhe nuk parashikoj ndonjë ndryshim në këtë në të ardhmen e afërt.”

Artikull nga: ceelegalmatters.com
Autori: Teona Gelashvili

Shtator 18, 2024 0 comments
0 FacebookTwitterLinkedinWhatsappThreadsBlueskyEmail
LajmetNews

Taulant Hodaj: Kosovari i parë në Komitetin Ligjor të UEFA-s

by hodajAdmin Prill 19, 2024
written by hodajAdmin

Një Arritje Historike për Hodaj & Partners dhe Futbollin Kosovar.

Hodaj & Partners, një firmë prestigjioze e avokatisë në Prishtinë, është krenare të njoftojë se partneri menaxhues i saj, Z. Taulant Hodaj, është zgjedhur anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-së. Ky është një moment historik jo vetëm për firmën tonë, por edhe për komunitetin ligjor dhe futbollin kosovar, pasi Z. Hodaj është kosovari i parë që merr pjesë në këtë organ profesional dhe të respektuar të UEFA-së.

Një Kontribut i Çmuar në Futbollin Evropian

Zgjedhja e z. Hodaj në Komitetin Ligjor të UEFA-së është një dëshmi e angazhimit dhe profesionalizmit të tij në fushën e të drejtës sportive. Në deklaratën e tij pas zgjedhjes, z. Hodaj është shprehur i nderuar për pjesëmarrjen në mbledhjen e inaguruese të Komitetit Ligjor të UEFA-së në Nyon, Zvicërr. Ai theksoi se në takimin e parë të këtij komiteti ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale juridike me të cilat po po ballafaqohet UEFA, si dhe ka pranuar stemën zyrtare të UEFA-së nga kryesuesi z. Jesper Møller Christensen, i cili njëherit është edhe anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-së.

Z. Hodaj ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kryetarin Agim Ademi për nominimin që i bënë. Ai gjithashtu shprehu falënderime të sinqerta për Komitetin Ligjor të UEFA-së për punën dhe angazhimin e tyre të pandërprerë në zhvillimin e futbollit evropian.

Ky sukses i z. Hodaj është një arritje e madhe për Hodaj & Partners. Përfshirja në një organ të tillë të lartë të UEFA-së jo vetëm që rrit prestigjin e firmës sonë, por gjithashtu zgjeron horizontet tona në çështjet e të drejtës sportive ndërkombëtare me fokus futbollin. Kjo është një mundësi unike për të kontribuar në formësimin e politikave dhe rregulloreve që drejtojnë futbollin evropian.

Angazhimi dhe Ekspertiza e Hodaj & Partners

Në Hodaj & Partners, ne jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime ligjore të klasit të parë. Ky sukses i fundit i Z. Hodaj është një dëshmi e angazhimit tonë për cilësi dhe ekspertizë në fushën e drejtës sportive të futbollit dhe përtej. Ne jemi të bindur se përvoja dhe njohuritë e fituara nga z. Hodaj në këtë rol të ri do të jenë një aset i vlefshëm për klientët tanë dhe për komunitetin më të gjerë të sportit në përgjithësi e futbollit në veqanti.

Për më shumë informacion rreth shërbimeve tona dhe për të mësuar më shumë rreth arritjeve të ekipit tonë, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në çdo çështje ligjore me profesionalizëm dhe përkushtim.

Hodaj and Partners | Prishtinë | Shërbime Ligjore të Klasit të Parë

Prill 19, 2024 0 comments
0 FacebookTwitterLinkedinWhatsappThreadsBlueskyEmail
News

Hodaj mirëpret Ambasadorin Norvegjez Andreas Gaarder në selinë e Konsullatës Norvegjeze në Kosovë

by hodajAdmin Shkurt 15, 2024
written by hodajAdmin

Selia e Hodaj & Partners në Prishtinë që nga vitit 2023 shërben edhe si Konsullatë e Përgjithshme Nderi e Mbretërsë së Norvegjisë në Kosovë.
Partneri Menaxhues i Hodaj & Partners, që është emëruar si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, ka marrë edhe zyrtarisht kredencialet nga Ambasadori norvegjez në Turqi, Andreas Gaarder, i cili është edhe ambasador jo resident për Kosovë.

15.02.2024 - Z. Taulant Hodaj, partner menaxhues i Hodaj & Partners, njëherit dhe Konsull nderi i përgjithshëm i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë shkëlqesinë e tij, Z. Andreas Gaarder, ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë në Turqi dhe njëherësh ambasador jo rezident për Kosovën.

Takimi u zhvillua në selinë e Hodaj & Partners, tani konsullata zyrtare e Norvegjisë në Kosovë. Ambasadori Gaarder vizitoi Kosovën për të dorëzuar kredencialet e tij tek Presidentja e Republikës së Kosovës dhe për të forcuar lidhjet diplomatike midis dy vendeve tona. Pas takimeve me udhëheqësit e shtetit dhe dorëzimit të kredencialeve të tij tek Presidentja e Kosovës, Ambasadori Gaarder dorëzoi letër-kredencialet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë për Z. Hodaj dhe konsullatën. Ky akt zyrtar konfirmon rolin e Z. Hodaj si Konsull i Përgjithshëm Nderi dhe thekson rëndësinë e kësaj konsullate në përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike, kulturore dhe ekonomike midis Kosovës dhe Norvegjisë.

Z. Taulant Hodaj shprehu mirënjohjen e tij për Ambasadorin Gaarder dhe për rolin e rëndësishëm që kjo vizitë ka në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona. "Fuqizimi i bashkëpunimit të shteteve tona dhe lidhja ndërmjet popujve tanë vetëm sa do forcohet! I falënderohem shkëlqesisë së tij për diskutimet e frytshme dhe bashkëpunimin e shkëlqyer," u shpreh Z. Hodaj.

Kjo vizitë dhe emërimi i z. Hodaj si Konsull Nderi i Përgjithsëm i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, shënon një moment të rëndësishëm për Hodaj & Partners. Përcaktimi i selisë sonë si konsullatë e Norvegjisë jo vetëm që rrit prestigjin e firmës sonë, por gjithashtu ofron një platformë të re për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor midis Kosovës dhe Norvegjisë.

Shkurt 15, 2024 0 comments
0 FacebookTwitterLinkedinWhatsappThreadsBlueskyEmail
News

Taulant Hodaj për Tërheqjen e Avokatëve Mbrojtës të Thaçit: Një Proces i Vështirë, por me Mundësi për Përmirësim

by hodajAdmin Janar 30, 2024
written by hodajAdmin
Partnerit menaxhues i Hodaj & Partners, Z. Taulant Hodaj, në një intervistë pë T7 lidhur me zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka folur për tërheqjen e avokatëve mbrojtës, duke theksuar se parimisht ky ndryshim i mbrotjtjes nuk është i mirë, por gjithashtu ka ofruar zgjidhje për një mbrojtje më të fuqishme dhe më të përgatitur.

Tërheqja e avokatëve mbrojtës të Thaçit, sipas Z. Hodaj, është shqetësuese për procesin, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Ai theksoi se deri tani janë tërhequr tre avokatë kryesorë dhe disa të tjerë që kanë qenë të përfshirë që nga fillimi i procesit. "Deri tani janë tre avokatë kryesorë që po tërhiqen së bashku me disa avokat të tjerë, pra prej fillimit të procesit," u shpreh Hodaj.

Avokatët kanë të drejtë të tërhiqen nga një rast kur klienti nuk mund të përmbushë detyrimet financiare ndaj tyre. Në këtë rast, duket se ka pasur një marrëveshje të dyanshme midis avokatëve dhe ish-presidentit Thaçi për tërheqjen e tyre për shkak të vështirësive financiare. "Normal që avokatët kanë pasur të drejtë dhe kanë të drejtë të tërhiqen, nëse klienti nuk mundet t’i përgjigjet marrëveshjes me palën që kanë në këtë rast," shtoi Hodaj.

Z. Hodaj theksoi se tërheqja e avokatëve mund të jetë e dëmshme për procesin, veçanërisht kur ndodh në mes të procedurës gjyqësore. Megjithatë, ai shtoi se avokatët aktualë do të jenë në dispozicion të avokatëve të rinj për të siguruar një kalim të qetë dhe për të shmangur ndonjë boshllëk në përfaqësim. "Derisa të familjarizohen avokatët e rinj me lëndën, këta aktualë do të jenë në dispozicion të tyre," tha Hodaj.

Megjithëse tërheqja e avokatëve shpesh nuk është e mirë për procesin, Z. Hodaj vuri në dukje se ndonjëherë ndryshimi i ekipit mbrojtës mund të sjellë përfitime. Ai beson se avokatët e rinj mund të jenë më të përgatitur dhe të kontribuojnë më denjësisht në mbrojtjen e Thaçit. "Nganjëherë ndryshimi i avokatëve është i mirë për procesin, por zakonisht nuk është… megjithatë kjo do të shihet në vijim," deklaroi Hodaj.

Në lidhje me financimin e mbrojtjes së Thaçit, Ministria e Drejtësisë ka bërë pagesa mbi 3.5 milionë euro për avokatin Luka Mishetiq dhe disa avokatë të tjerë, por disa avokatë nuk janë paguar për shkak të mungesës së marrëveshjeve zyrtare. "Ministria e Drejtësisë në rastin e Thaçit ka marrëveshje me avokatin Luka Mishetiq, ndërsa në anën tjetër në përfaqësim janë edhe avokat të tjerë, ku edhe Mishetiq është pjesë," sqaroi Hodaj.

Ministria ka bërë disa ndryshime në Udhëzimin Administrativ lidhur me fondet për mbrojtje, duke vendosur kufizime të reja të pagesave. Këto ndryshime janë ende në diskutim dhe nuk kanë hyrë në fuqi ende, por pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në procesin e pagesave për avokatët në raste të tilla.

Janar 30, 2024 0 comments
0 FacebookTwitterLinkedinWhatsappThreadsBlueskyEmail
News

Hodaj Mirëpret Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Z. Haakon Blankenborg

by hodajAdmin Dhjetor 15, 2023
written by hodajAdmin
Një Takim me Rëndësi për Marrëdhëniet Kosovë-Norvegji. Z. Haakon Blankenborg, përfaqësues special i Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimorviziton Hodaj & Partners.

Z. Taulant Hodaj, partner menaxhues i Hodaj & Partners, kishte kënaqësinë të mirëpresë Z. Blankenborg në zyrat e firmës sonë. "I urova Z. Blankenborg për detyrën e re dhe i dëshirova mirëseardhje në Republikën e Kosovës," u shpreh Z. Hodaj. Ky takim simbolizon mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Norvegjisë për Kosovën dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.


Gjatë takimit, Z. Hodaj dhe Z. Blankenborg diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me zhvillimin e Kosovës. Emërimi i Z. Blankenborg si përfaqësues special flet për proaktivitetin, angazhimin dhe mbështetjen e Norvegjisë për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Ballkanit Perendimor. "Emërimi i Z. Blankenborg flet për mbështetjen e Mbretërisë së Norvegjisë për Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor," tha Z. Hodaj.


Ky takim nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin që firmat si Hodaj & Partners, një zyre e njohur avokatie në Kosovë, mund të luajnë në nxitjen e rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet bizneseve të të dy vendeve. Mbështetja e Norvegjisë për zhvillimin ekonomik dhe institucional të Kosovës është një hap i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.

Hodaj & Partners është e angazhuar për të mbështetur dhe promovuar lidhjet ndërkombëtare që kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës. Ne besojmë se bashkëpunimi me përfaqësues special ndërkombëtar si Z. Blankenborg do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.


Hodaj & Partners do të vazhdojë të jetë në pararojë e nismave që promovojnë zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke kontribuar në rritje ekonomike, thithjen e investimeve thithjen e investimeve të huaja dhe rritjen e mundësive për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Dhjetor 15, 2023 0 comments
0 FacebookTwitterLinkedinWhatsappThreadsBlueskyEmail
News

Një avokat i ri i bashkohet Hodaj & Partners

by Taulant Hodaj Maj 30, 2023
written by Taulant Hodaj

Pas përpjekjeve tona për të rritur dhe përmirësuar shërbimet e ofruara, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi pranuar një koleg të ri në stafin tonë, avokatin Lirim Ismaili.

Ky bashkëpunim i ri me Z. Ismaili vjen si rezultat i angazhimit tonë për të ofruar shërbime cilësore dhe të specializuara për klientët tanë të çmuar. Duke angazhuar një profesionist të kualifikuar, ne thellojmë angazhimin tonë për t'u ofruar klientëve tanë një përvojë të shkëlqyer ligjore.

Mr. Ismaili is focused on criminal law, civil law and tax law. In addition to practical work engagements at the Basic Court of Pristina, he has also worked as a lecturer on subjects from the justice system in Kosovo. Our new colleague will be involved in various legal matters and will provide specialized advice and efficient solutions to the needs of our valued clients. Hodaj & Partners continues to be a preferred office for young professionals and we are pleased to have lawyer Lirim as part of our team.

Prej 14 vitesh, Hodaj & Partners me punë profesionale dhe shërbime cilësore ndaj klientëve vazhdon të rritet dhe zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme. Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar shërbime superiore dhe përfaqësim ligjor cilësor dhe për të përmbushur në mënyrë perfekte pritshmëritë e klientëve tanë.

Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe besimin që keni dhënë tek ne.

Maj 30, 2023 0 comments
0 FacebookTwitterLinkedinWhatsappThreadsBlueskyEmail
News

Njihuni me dy bashkëpunëtorët e Hodaj & Partners, Zyra e Avokatisë

by Taulant Hodaj Mars 15, 2022
written by Taulant Hodaj
Hodaj & Partners si një nga zyrat ligjore më të njohura në Kosovë ka kënaqësinë t'ju njoftojë se dy
bashkëpunëtorë të rinj i janë bashkuar zyrës sonë. z. Zgjim Mikullovci i cili u bë pjesë e zyrës disa
muaj më parë dhe tani prej shkurtit 2022 pjesë e zyrës sonë është bërë edhe zonja Zana Cena.
Zgjim Mikullovci ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik në vitin 2020. Ai
mori pjesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Tregtar Wilem C. Vis në Vjenë dhe
Philip C. Jessup International Moot Court Competition në Uashington DC. Ai është gjithashtu një Fulbright
Bashkëpunëtor i Programit të Bursave të Studentëve të Huaj për LL.M. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zgjim ka
më parë ka qenë i përfshirë në organizata ndërkombëtare në Kosovë. Zgjim tek Ligji Hodaj do të fokusohet
në Komercial & Ligji i Korporatave, Arbitrazhi Tregtar dhe Ligji i Punësimit.
Zana Cena, ka kryer studimet master (LL.M.) në Universitetin Duke, Fakulteti i Drejtësisë, ndërsa ajo
bachelor studies, at the University of Prishtina, Faculty of Law in 2020. She also participated in the
Wilem C. Vis International competition Commercial Arbitration Moot in Vienna. Previously, Zana
ka punuar në një studio ligjore në Kosovë me fokus të veçantë në të drejtat e njeriut, të drejtën tregtare dhe
Ligji i Punës. Zana në Hodaj Law do të fokusohet në të Drejtën Tregtare dhe Korporative, Pronën Intelektuale
Ligji dhe Arbitrazhi Tregtar.
Hodaj & Partnerët angazhojnë vazhdimisht ekspertë të rinj dhe profesionistë me të vetmin qëllim
duke vazhduar të jetë lider në Kosovë në ofrimin e shërbimeve ligjore dhe një qasje proaktive ndaj
bizneset, duke ofruar zgjidhje në rastet e tyre të përditshme dhe komplekse. I urojmë kolegët tanë
pozitat e reja në zyrën tonë dhe u urojmë sfida interesante dhe fat të mirë.
Mars 15, 2022 0 comments
0 FacebookTwitterLinkedinWhatsappThreadsBlueskyEmail
News

Partneri menaxhues i Hodaj & Partners, Taulant Hodaj prononcohet për AlJazeera Balkans lidhur me padinë eventuale për gjenocid kundër Serbisë

by Taulant Hodaj Mars 15, 2022
written by Taulant Hodaj

z. Hodaj është prononcuar për AlJazeera Balkans, duke qenë kështu i përzgjedhur nga ky medium si (ashtu si e cilëson edhe vetë artikulli): avokat me një eksperiencë të pasur në të drejtën penale si në vend, ashtu edhe në institucionet ndërkombëtare, si Tribunali i Hagës për ish Jugosllavinë.

z. Hodaj ka theksuar që të ushtruarit e padisë kundër Serbisë nuk është e pamundur, marrë parasysh që Kosova ishte palë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë edhe më herët. Në këtë drejtim, është e mundur që, marrë parasysh që Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara, që padinë t’a bëjë ndonjë shtet tjetër (si Shqipëria), por do ishte më e pëlqyeshme që këtë të bënte ndonjë shtet me përvojë më të madhe në këtë drejtim si Holanda apo Britania e Madhe.

Së fundmi, z. Hodaj theksoi që ushtrimi i padisë së këtillë në asnjë mënyrë nuk do duhej të ndikonte në dialog të mëtutjeshëm me Serbinë dhe aq në asnjë mënyrë, nuk duhej të ndikonte në ndarjen e mëtutjeshme ndërmjet dy popujve. Përkundrazi, z.Hodaj bëri të qartë që ushtrimi I padisë dhe vendosja në këtë drejtim nga një forum ndërkombëtar si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vetëm do jepte përgjigje ndaj pyetjeve të shtruara dhe do ndihmonte në rregullimin e marrëdhënieve në rajon në pajtim me të vërtetën.

Intervistën e plotë lexoni në linkun e mëposhtëm:

https://balkans.aljazeera.net/teme/2021/5/29/taulant-hodaj-tuzba-za-genocid-obuhvatice-progon-albanaca-skrivanje-tijela-i-transport-u-srbiju

Mars 15, 2022 0 comments
0 FacebookTwitterLinkedinWhatsappThreadsBlueskyEmail
  • Fillimi
  • Ekipi
  • Clients & Partners
  • Rrjeti
  • Rreth nesh
  • LINQE TË DOBISHME
    • Ekipi
    • Shërbimet
    • Rrjeti
    • LAJMERIME/PUBLIKE
    • Rreth nesh
    • Contact

KONTAKTI

Veternik, Nr. 33, Kati 3 10000 Pristina, Kosovo

Email: [email protected]

Phone: +383 38 717 574 / +383 44 337 378

 

@2024 – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Projektuar dhe zhvilluar nga Nomad Consulting

Facebook Twitter Linkedin
Hodaj & Partners L.L.C.
  • Fillimi
  • Ekipi
  • Shërbimet
  • Rrjeti
  • Lajme/Publikime
  • Rreth Nesh
  • Kontakt